Suedezët janë vërtetë mjeshtër të sigurisë. Tani kur gati të gjithë kompanitë e mëdha automobilistike po punojnë në prodhimin e veturave autonome (pa ngasës), problemi më i madh qëndron në aspektin ligjor se e kujt është përgjegjësia në rast aksidenti. Volvo si vetura më e sigurt në botë nuk e ka ndërmend që të dorëzoj fronin. Në një seminar të organizuar në Uashington të SHBA, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Volvo, Håkan Samuelsson ka deklaruar se “Volvo do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë ligjore në rast të aksidentit të shkaktuar nga ndonjë prej veturave autonome të prodhuara nga Volvo”, transmeton Express.