• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

”Ja pse Vetëvendosje do të marrë pushtetin”

by Java News
31/07/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se, fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale.

Sipas tij  partitë e tjera nuk duan të marrin pushtetin, ato duan të jenë pushteti.

Postimi Kurtit në FB

Ata që pushtetin e kanë qëllim vetjak dhe ne që e kemi mjet politik

Fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale. Lëvizja nuk duhet (vetëm) ta marrë pushtetin, por (njëkohësisht) ta zëvendësojë atë me një lloj të ri të pushtetit. Dhe, është pikërisht VETËVENDOSJE! dhe vetëm ajo që don ta marrë pushtetin.

Partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato duan të jenë pushteti. Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë.

Ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim.

Por cilat janë synimet tona, për ç’arsye duam ne ta marrim pushtetin? Arsyet janë të shumta, e njërën prej tyre e keni të gjithë me vete, të nderuar lexues. Ajo është kuleta juaj. Kuleta e njerëzve të Kosovës së varfëruar është bërë si qepa: kur e hap të detyron të qash.

Si u bë e mundur që kuletat e njerëzve të thjeshtë janë zbrazur, ndërsa kontot e pushtetarëve, privatizuesve e haraçxhinjve janë stërfryrë me miliona e miliarda?

Kjo ka ndodhur sepse këta pushtetarë të partive të vjetra e kanë dashur buxhetin dhe i kanë përdorur qytetarët. Ndërsa ne kudo që do të qeverisim, udhëhiqemi nga parimet tona: ne qytetarët i duam, ndërsa buxhetin e përdorim.

Pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët.

Gënjeshtrat kanë ardhur dhe ende vijnë prej lart. E vërteta vjen prej poshtë, prej popullit, siç erdhi në 11 qershor.

Dhe kjo e vërtetë bën të mundur që ne të marrim pushtetin e ta transformojmë atë, të vijë zhvillimi e drejtësia. Për ata që sollën prapambetje dhe padrejtësi, fitorja jonë sjell mundësinë që të shfryhen duke ofenduar, deri sa t’iu vijë thirrja prej gjykatave.

a.ç

Next Post
Njihuni me fshatin shqiptar ku jeton vetëm një çift i moshuar (VIDEO)

Njihuni me fshatin shqiptar ku jeton vetëm një çift i moshuar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In