Vazhdon të mbetet mister zhdukja e nëndetëses argjentinase me 44 persona ekuipazh në bord.
Kërkimet për gjetjen e saj janë penguar nga kushtet e këqija të motit.Ekipet nga disa vende kanë intensifikuar përpjekjet e tyre në Atlantikun e Jugut për të gjetur nëndetëse ARA San Juan, e cila u zhduk të mërkurën.Anija u zhduk 430 km (267 milje) larg brigjeve argjentinase.
Të shtunën, disa sinjale satelitore që mendohet se kanë ardhur janë zbuluar afër gadishullit Valdez.
Një aeroplan hulumtues i NASA’s është përdorur në një përpjekje për të gjetur lokacionin por ishte i pasuksesshëm. Ekipet e shpëtimit gjithashtu janë penguar nga erërat e forta dhe dallgët e larta, përgatiti Express. (b.an)