• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse shumë femra “vdesin” për meshkujt e gjatë

by Java News
01/05/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët e Universitetit të Utah, janë përpjekur të japin një shpjegim domethënës se përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë, më shumë sesa ata të shkurtër. Shpjegimi do të përbënte një precedent që shkon prapa “në agim” të njerëzimit, kur, sipas disa shkencëtarëve, i pari i fisit të njeriut ecte me katër këmbë. Më pas, një ditë të bukur ai vendos të shoh botën nga një perspektivë tjetër duke u çuar dhe duke qëndruar mbi dy këmbë, që të gjithë i njohim.

Ky pozicion, sipas antropologëve, do të sillte disa dobi për njerëzit, në krahasim me kafshët e tjera, sidomos në situatat e luftës. Pra do të ishte qëndrimi drejt shkëndija që do të ndizte te femrat preferencën për meshkujt më të gjatë.

Sipas profesorit të biologjisë, David Carrier që merret edhe me çështjen e evolucionit, qëndrimi i drejtë do të sillte implikime në mënyrën se si gratë do të zgjidhnin partnerët e tyre. Një nga arsyet pse gratë i shohin burrat e gjatë si më tërheqësit është se lartësia më e madhe është e lidhur shpesh me shëndetin, dominimin social dhe inteligjencën.

Të gjithë faktorë këta që sugjerojnë posedimin e gjeneve të mira, të përshtatshëm për pasardhësit. Megjithatë, në qoftë se gratë preferojnë burra të tjerë, nuk do të jetë edhe aq e vërtetë.

“Nga perspektiva e teorisë së përzgjedhjes seksuale, femrat i preferojnë meshkujt më të fuqishëm, sepse mund t’i mbrojnë femrat dhe fëmijët e tyre nga meshkuj të tjerë”, tha ai.

Burrë i gjatë, grua mesatare Meshkujt më të gjatë janë më të mirë në luftë. Goditjet e meshkujve të gjatë janë më të forta se ato të meshkujve të shkurtër. Kjo i ka shërbyer evoluimit të femrave, sepse në seleksionimin gjinor, femrat joshen më shumë nga meshkujt e fuqishëm, sepse meshkujt e tillë mund t’i mbrojnë ato dhe fëmijët e tyre.

Në këtë mënyrë me kalimin e shekujve te femrat është krijuar bindja e mirëqenë që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë meshkujt e gjatë, të cilët edhe në ditët e sotme janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi, shkruan Shqip. Ndërkaq, ka edhe ekspertë të tjerë të cilët thonë se zgjedhja e meshkujve të gjatë nga femrat, është për faktin se gjatësia sugjeron se ata kanë gjene më kualitative. Ndërkohë, zgjedhja e një partneri bëhet edhe nga instinkti “kafshëror”.

Po kjo dukuri ekziston ende edhe sot, në shekullin XXI, edhe pse shpesh edhe pse kjo gjë shpesh është ndërmjetësuar nga mendja dhe arsyetimi logjik, dhe në disa raste nga … Cupid-i.

Po femrat e shkurtra…
Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë të lindur në vitin 1958, arriti në përfundimin se numri i burrave me gjatësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me gjatësi 177 centimetra.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë pasur gratë me shtat deri në 162 centimetra. Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjerë. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’.

Eh, mund të thotë dikush, këto janë çështje ndjenjash, çështje dashurie dhe këtu s’ka të bëjë fare gjatësia. Në fund të fundit, si mund të matet ndjenja me centimetra?’. Antropologu polak, Jogisllav Pavllovskij, shkon edhe më tutje. Ai mendon se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre. Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij‘. Një martesë e suksesshme është sipas tij ajo midis Tony Blair, 172 centimetra dhe bashkëshortes së tij Cherie, 156 centimetra, si dhe e futbollistit David Beckham, 183 centimetra me bashkëshorten e tij, Victoria, 168 centimetra.

Javanews/ a.k

Next Post

Kur Sara Hoxha rregullon gjoksin me Photoshop... por (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In