• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Ja pse presim koka ne…”

by
07/07/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italane vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi celules xhihadiste italo-shqiptare. Corriere shkruan se për ditë me radhë, ajo nuk përgjigjej në Skype. Mirëpo, më në fund, xhihadistja italiane, e cila është në kërkim për përfshirjen e saj në terrorizëm, u përgjigj. Linja nuk është e rregullt. Lidhja me Skype nuk është e mirë aq sa t’ia tregojë fytyrën, por zëri i saj dallohet qartësisht. Është e njëjta vajzë 28-vjeçare, me origjinë nga Torre del Greco, e cila është larguar për në Siri në shtator të vitit të shkuar me bashkëshortin e saj, shqiptarin Aldo Kobuzi.

Në fillim të bisedës, Maria Xhulia (Fatima Az Zahara) kërkon informacione. Familja e saj është ndaluar, ndaj ajo kërkon të dijë nëse ata janë mirë. Për muaj me radhë, ajo është përpijekur t’i bindë ata të largohen nga shtëpia dhe të nisin pelegrinazhin në Shtetin Islamik. Ajo madje i ka shpjeguar të ëmës, Assunta, të atit Serxho dhe motrës Mariana që të blejnë valixhe për udhëtim. E ka inkurajuar të atin 60-vjeçar të mbledhë para dhe të braktisë gjithçka e të shpërngulet në Siri. Mirëpo, para se të niseshin ata janë kapur. Për të, operacioni anti-terrorist që çoi në arrestimin e dhjetë personave është një “vrimë në ujë”, sepse nuk ka vlerë. “Është alogjike dhe e jashtë arsyes që policia italiane vendosi t’i arrestojë ata”, shprehet ajo.

Pavarësisht kësaj, ajo ka vazhduar të bisedojë me familjen, edhe pse e dinte se historia e tyre do të shkruhej në gazeta. “Mesazhet që kam shkëmbyer me prindërit dhe motrën nuk ishin nxitje për xhihad. Ne bisedonim sesi prindërit e mi mund të bënin një jetë më të mirë këtu, në Shtetin Islamik, është e justifikuar”.

Zëri i Maria Xhulia Serxho është i ftohtë në Skype. Çmenduria gjendet në çdo rrokje të fjalëve të saj. Ajo lëshon thirrje të forta kundër jobesimtarëve: “Ne vrasim pasi kështu urdhëron sharia”, e cila më pas jep detaje për të arrestuarit. “Kur i presim kokën dikujt, them ne sepse edhe unë jam pjesë e Shtetit Islamik, kur e bëjmë pra këtë veprim, ne i bindemi Sharias”.

Maria Xhulia u martua në vitin 2014 me një luftëtar të ISIS-it. Ajo u bë gruaja e një xhihadisti dhe fitoi të drejtën të largohej dhe t’i bashkohej luftës së shenjtë. Ishte studente e Bioteknologjisë në Universitetin e Milanos, e cila pëlqente të vinte makijazh. Ndërsa sot është kthyer në një terroriste. Justifikon dhunën dhe ekzekutimet me prerje koke. Dhe është e gatshme të jetojnë nën tutelën e burrave përdhunues, që skllavërojnë dhe u presin kokat grave, që i akuzojnë për magji, ashtu siç ndodhte në Mesjetë.

Ajo flet në Skype: “Ata që dënohen me prerje koke janë hajdutë, hipokritë, veprojnë si spiunë në Shtetin Islamik. U japin informacione jobesimtarëve dhe pastaj na sulmojnë ne”, bërtet në mikrofon. Dhe më pas: “Kjo nuk është robëri, por nder. Mjaft më me të njëjtat argumente. Është e kotë të vësh në pikëpytje torturën, brigadat e grave dhe fëmijve që përdoren si ushtare…”

“Shteti Islamik është vendi perfekt. Këtu nuk bëjmë asgjë që del kundër të drejtave të njeriut. Ne veprojmë kundër atyre që nuk ndjekin ligjet e Allahut”.  Indoktrinomi është aq i thellë, aq sa ajo përpiqet të rekrutojë edhe intervistuesin. “I di historitë e Guantanamos ose burgjeve të tjerë të fshehur. Shteti Islamik nuk torturon çdo të burgosur, në rregull. Por ai vepron sipas sharias. Sipas ligjit të Allahut mëshirëplotë”.

Next Post

Kelly Brook: E kam humbur kohën me debilë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In