Asnjëherë nuk i dihet. Kur je në një marrëdhënie, ndani shumë gjëra me partnerin tuaj. Zakonet e këqija, aftësitë e gatimit, disa njerëz madje i lajnë dhëmbët me furçën e dhëmbëve të partnerit.
Po me ndarjen e fjalëkalimeve të telefonit, si i bëhet? A i ndani fjalëkalimet me partnerin tuaj?
Një marrëdhënie nuk funksionon siç duhet, nëse ka mungesë besimi, por a do të thotë kjo që duhet të ndani fjalëkalimet me partnerin tuaj?
Nëse e di fjalëkalimin, partneri ose partnerja mund të bëjë gjëra të gabuara me celularin tuaj. Ju ndoshta i besoni partnerit, por a do të ishte ky besim, nëse jeni në prag të ndarjes?
Një zemër e thyer, mund t’i shkaktojë shumë dëm personit tjetër, që e ka lënduar. Edhe pse një marrëdhënie mund të ecë mirë, ajo mund të tendoset, nëse dikush nga ju fut hundët në emailet, ose mesazhet e tjetrit/a.ç