• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse ndodh që… skuadra juaj e zemrës është përherë më e mira

by Java News
28/06/2016 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra jonë e zemrës është më e mira dhe kur humb, i bëhet padrejtësi? Nuk ka tifoz që nuk mendon kështu. Ka një alibi të mirë për këtë formë perceptimi. Në origjinë të opinioneve tona pak të paanshme ka një paragjykim, ose një gabim në mënyrën e të gjykuarit në perceptimin që truri ka për lëvizjet e futbollistëve për të cilët në bëjmë tifo.pasioni-per-futbollin-4

Ai faull? Nuk ishte. Penalltia e dhënë në favor të kundërshtarëve? Iu dhurua nga arbitri. Për të mos folur për atë gol të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes: më i bukuri i historisë së futbollit. Kur bëhet fjalë për të gjykuar lojën e skuadrës që ne duam, dihet që, si tifozë nuk jemi kampionë të objektivitetit.

Por kemi një alibi të mirë për këtë formë perceptimi. Në origjinë të opinioneve tona pak të paanshme ka një paragjykim, ose një gabim në mënyrën e të gjykuarit, në perceptimin që truri ka për lëvizjet e futbollistëve për të cilët ne bëjmë tifo.

Tifozët merren në provimpasioni-per-futbollin-3

Një ekip kërkuesish të Shkollës së Psikologjisë në Universitetin e Brisbane-s dhe të institutit “Queensland Brain” (Australi), ndau 24 vullnetarë në dy skuadra dhe zgjodhi dy futbollistë, një për çdo ekip, për t’i vendosur në një situatë konkurruese. Të gjithë subjektet u dërguan për të vlerësuar shpejtësinë e lëvizjeve të duarve të personave të përzgjedhur.

Aktiviteti cerebral i vullnetarëve në procesin e gjykimit u monitorua nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale.

Ashtu siç ishte parashikuar, çdo vullnetar kishte për tendencë që të gjykonte si më të shpejta dhe efikase aksionet e lojtarit të ekipit të vet.

Në veçanti, lëvizjet e shokut të ekipit konsideroheshin si më të shpejta në një fraksion sekonde krahasuar me ato të kundërshtarit, kur në realitet bëhej fjalë për lëvizje të kryera në mënyrë identike dhe në sinkronizim perfekt.

Truri punon në mënyrë të ndryshmepasioni-per-futbollin-1

Rezonanca magnetike funksionale evidentoi një përgjigje të ndryshme cerebrale kur subjektet vëzhgonin performancën e shokut të ekipit të vet, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë aktivim jonormal gjatë paraqitjes së kundërshtarit.

Përveç kësaj, nuk pati asnjë ndryshim thelbësor në aktivizimin cerebral të subjekteve të të dyja ekipeve gjatë procesit të vlerësimit të paraqitjes së dy futbollistëve.

“Kjo të bën që të mendosh që ne perceptojmë në mënyrë të pandërgjegjshme aksionet e skuadrës sonë të zemrës ndryshe nga ato të kryera nga ekipe të tjera”, shpjegoi Pascal Molenberghs, koordinator i kërkimit. “Jo vetëm që ne vendosim në favor të aksioneve të ekipit tonë, sepse mendojmë që ajo është më e mira, por veç kësaj, duke qenë se ne ndihemi të lidhur me këtë ekip, truri ynë ka për tendencë që të vlerësojë lëvizjet e futbollistëve të saj me sy më të mirë krahasuar me paraqitjen në fushë të skuadrave kundërshtare”.pasioni-per-futbollin-2

Studimi sipas kërkuesve mund të ndihmojë që ne të shpjegojmë episode e diskriminimit që ndodhin jashtë fushave të futbollit, siç janë rastet e qëndrimeve agresive dhe armiqësore mes grupeve të ndryshme për nga kombësia, raca, apo gjinia./shqip/a.k

Next Post

VIDEO/ Çfarë do të ndodhte nëse njerëzimi nuk do të ishte më në këtë planet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In