Organizata terroriste famëkeqe duket se ka probleme me emrin e ri me të cilin po i adresohen liderët botërore. I njohur si ISIS ose ISIL, ky i fundit ka kërcënuar se do t’ia presë gjuhën kujtdo që e quan Daesh.
Në fakt, Daesh nuk do të thotë asgjë më shumë sesa Shtet Islamik, por në gjuhën arabe. Megjithatë, ISIS e ka problem pasi në arabisht shkurtimet pothuajse nuk përdoren fare. Për më tepër, Daesh ngjan si fjala Dais, që në arabisht do të thotë ‘shtypës’ ose ‘sundues’.









