• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse femrat humbin dëshirën për të bërë dashuri pas martesës

by Java News
05/06/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tek disa çifte, pas martese bie dëshira për të bërë dashuri. Arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga lodhja, stresi, rutina, etj. Por aty ku ka dëshirë, ka edhe zgjidhje.

Nuk bëjmë dashuri, sepse jam e stresuar

Është klasike: Që të dy janë tepër të lodhur për të bërë dashuri. Por më të prekurat janë gratë. Dhe më shumë nga lodhja mendore, sesa nga ajo fizike. Gratë e kanë kokën të mbushur me gjithë gjërat që nuk kanë bërë dhe me ato që do të bëjnë ditën tjetër. Nuk ka vend për dëshirën: mendimet “e mbijetesës së përditshme” zënë tërë vendin.

Zgjidhja. Pyesni veten nëse duhet ruajtur seksualiteti në rrjedhën e jetës sonë. Sepse, sa më shumë të largoheni nga partneri, aq më të vështira për t’u kapërcyer bëhen distancat. Në këtë pikë, duhen kërkuar hapësira të lira, mosveprimtari absolute, për të kuptuar që është e mundur të ngadalësoni vrapin dhe të rigjeni vetveten, partnerin dhe dëshirën.

WOMAN-UNHAPPY-BED-1000x288

Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk kam ndjenja

Frika e të ndjerit e papërshtatshme, e moskorrespondimit me kërkesat e partnerit mund të shkaktojë një lloj pandjeshmërie, prandaj edhe dëshira nuk ekziston. Dhe mendohet: më mirë ta shmangim.

Zgjidhja. Nëse nuk ekzistojnë shkaqe konflikti me partnerin, nëse, pikërisht, kuptoni se e dashuroni, duhet ta kërkoni arsyen e këtij ankthi brenda jush.
Rruga që duhet të ndiqni? Të rifilloni gati nga zero. Me përkëdhelje, me puthje, duke shijuar kënaqësinë që mund t’ju japin këto gjeste intimiteti. Duke përfshirë partnerin në kërkimin tuaj të ëmbëlsisë dhe përkujdesjeve.

Nuk bëjmë dashuri, sepse është gjithmonë e njëjtë

Në të vërtetë, duhet t’i përmbysim termat e këtij pohimi: duke nxjerrë në pah pse seksualiteti është gjithmonë i njëjtë, çfarë nuk pëlqehet dhe çfarë nuk është pëlqyer kurrë në një raport.

Zgjidhja. Ndoshta edhe partneri vuan nga e njëjta arsye dhe do të dëshironte ta rinovonte erotizmin. Me të vërtetë që nuk ia vlen të hedhësh gjithçka tutje, nga frika e të folurit. Pakëz besueshmëri, bashkëpunim, ndërfutja e një elementi inovativ dhe paksa jashtë rregullave dhe ja, si me magji, rifitoni kuotë.

54ebb7d1c750c_-_wd-husbands-turn-down-sex-3-xl

Nuk bëjmë dashuri, se jemi bërë me fëmijë

E gjithë kjo është e pranueshme në periudhën e parë të sistemimit: kur çifti duhet të kuptojë që nga dy kanë kaluar në tre. Përveç kësaj, te gratë vihet re një rënie e përqindjes së estrogjenëve gjatë periudhës së ushqimit me qumësht: fenomen ky që mund të ndikojë rëndë mbi dëshirën. Pikërisht, por pastaj? Kur të voglit tashmë i është larguar gjiri, ose shkon në çerdhe, kopsht, në shkollë fillore apo të mesme? Nga njëra anë, disa çifte kanë frikë “se mos zbulohen” ndërsa bëjnë dashuri dhe në këtë mënyrë t’i shkaktojnë trauma fëmijës.

Zgjidhja. Ç’kuptim ka të heqësh dorë nga të bërit dashuri, sepse janë fëmijët? Nëse brenda një kohe të shkurtër nuk vendoset një jetë intime normale, ja tek del rreziku më i madh: çifti mund të transformohet në çift vetëm prindëror.

Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk e pëlqej veten

Të mospëlqyerit e vetvetes për shumë gra do të thotë edhe të mos pëlqehen nga të tjerët. Por edhe këtu “të dua” mbetet: mohimi i të bërit dashuri krijohet nga një konflikt me vetveten, jo me partnerin.

Zgjidhja. Gjatë të bërit dashuri, trupi përfaqëson një mjet për të arritur kënaqësinë. Paaftësia për t’u pranuar fizikisht kompromenton raportet intime.

Ç’duhet bërë atëherë? Strategjia më efikase është të kujdeseni për trupin tuaj. Të mësoni ta doni. Ta përkëdhelni. Përkujdesje të vogla që janë më efikase se dietat drastike dhe dënuese. Duhet patur parasysh që erotizmi përbëhet nga pesë shqisa dhe jo vetëm nga ajo pamore. Një parfum, një ton zëri, një përkëdhelje, mund të jenë më joshëse për një mashkull, sesa një trup i përsosur, por krejtësisht pa shprehi.

Unhappy female having problems in bed with husband

Nuk bëjmë dashuri, sepse…nuk e di

Miq dhe bashkëjetues, që ndajnë të njëjtin kulm e krevat, por pa shkuar më tej. Ajo që mungon është joshja, ai pakëz mister i nevojshëm, për të krijuar kuriozitetin dhe si rrjedhojë mundësinë për të tërhequr tjetrin. Për shembull, nëse në mbrëmje zhvisheni përpara atij siç bëni kur shkoni në palestër, atëherë nga erotizmi mbetet shumë pak.

Zgjidhja. Vlerësojeni erotizmin si joshje, si bashkëpunim. Duke kultivuar edhe interesa të tjera personale, që s’kanë lidhje me sferën familjare dhe atë të çiftit, shkruan Femra Moderne. Në këtë mënyrë mund të fitoni atë pakëz mister dhe joshje, që rutina dhe jeta e përditshme i kanë zhdukur. Por, thelbësore është të mos lini të kalojë shumë kohë.

Nuk bëjmë dashuri, sepse ai nuk është i aftë

Një partner që, përsa i përket erotizmit, nuk ia kërcet fare? Edhe kjo mund të jetë një arsye për të agjëruar. Por s’bëhet fjalë për një rast dramatik.

Zgjidhja. Sot më shumë se kurrë, femrat, të vetëdijshme për trupin e tyre, dëshirat dhe kënaqësinë, u mësojnë partnerëve se çfarë duan. Por, më mirë të mos flisni gjatë raportit, por gjatë një momenti neutral. Ndoshta, duke e thënë me shaka, me pak fjalë, jo me ton akuzues ose prej mësueseje. Sigurisht, një partner që na do, padyshim që nuk do të tërhiqet. Dhe “mësimet”, jo vetëm që do t’i mundësojnë atij të kuptojë se çfarë duam, por mund të bëhen edhe, nëse zhvendosen në kuadrin e lojës dhe bashkëpunimit, në momente tepër erotike. /Telegrafi/

Next Post

Si sot, më 5 Qershor Lindi Lorka dhe Panço Villa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

December 9, 2025
SONDAZHI: Berisha, Hajdari apo Pashko, kë do të donin shqiptarët në krye të PD, pas themelimit?

SONDAZHI: Berisha, Hajdari apo Pashko, kë do të donin shqiptarët në krye të PD, pas themelimit?

December 9, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

December 9, 2025
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

December 9, 2025
KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

December 9, 2025
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In