• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja pse Berisha ka futur në kurth veten, Nokën dhe “patriotët” shqiptaro-amerikanë!

by Carlo Bollino
27/04/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Partia Demokratike është përfshirë në një tjetër skandal financiar me përmasa të mëdha. SPAK ka hapur hetim mbi një financim misterioz prej 6 milionë dollarësh, të përdorur për të paguar një kompani lobimi amerikane. Kjo shumë marramendëse, që zyrtarët e PD-së nuk kanë mundur ta justifikojnë bindshëm, kërcënon të zbulojë skema të reja të errëta të financimeve politike.

I kapur në befasi nga zbulimi mediatik i kontratës së nënshkruar, kreu i selisë blu ka tentuar të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke ia faturuar pagesën një fondacioni të panjohur: “Fondacioni Make Shqipëria Great Again” të mbeshtetur nga ‘’patriotë’’ shqiptaro-amerikanë që urrejnë Edi Ramën. Një subjekt që deri dje askush nuk e kishte dëgjuar, dhe që sot nuk lë asnjë gjurmë as në botën reale as online.

Në kontratë figuron emri i Flamur Nokës, sekretar i përgjithshëm i PD-së, i cili ka vënë firmën personalisht, duke e futur veten në një rrezik ligjor serioz. Po ashtu, si garant financiar shfaqet një qytetar nga Tropoja me banim në SHBA, Nuredin Saci – një figurë relativisht e panjohur për publikun shqiptar, për të cilin lind pyetja thelbësore: ku i gjen një individ i vetëm 6 milionë dollarë për të financuar ëndrrat politike të Sali Berishës?

E njëjta skemë është përdorur nga PD edhe në vitin 2017, kur tentoi të justifikonte një pagesë prej 500.000 dollarësh ndaj një kompanie lobimi me lidhje ruse, gjithmonë nëpërmjet donacioneve nga patriotë (anonimë) shqiptaro-amerikanë. Por ndryshe nga atëherë, këtë herë kontrata mban firmën zyrtare të PD-së, duke e bërë përgjegjësinë ligjore të drejtpërdrejtë dhe personale.

Ligji shqiptar për transparencën e financimeve politike është i qartë: çdo donator në favor të një force politike duhet të deklarohet me emër dhe mbiemër. Nuk mund të fshihesh pas një fondacioni fantazmë, siç përpiqet sot të bëjë Partia Demokratike. Nëse ekziston vërtet kjo “MAGA”, atëherë duhet të publikojë menjëherë listën e plotë të donatorëve që kanë kontribuar për të mbledhur 6 milionë dollarët, që rezultojnë si donacione në favor të kontratës së lobimit të Partisë Demokratike. Një shifër marramendëse edhe duke e krahasuar me totalin që Shteti i jep Partisë Demokratike për aktivitetet e zakonshme dhe për fushatën zgjedhore, shumë që nuk kalon vlerën e 1.5 milionë dollarë.

Por problemi nuk është vetëm shqiptar. SPAK është i detyruar të hetojë edhe shkeljet e mundshme të ligjeve federale të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ligjin FARA dhe ligjet strikte të Floridës që përmenden në kontratën e lobingut. Në SHBA, financimi i partive politike të huaja përmes lobimit është rreptësisht i rregulluar dhe shkeljet sjellin pasoja të rënda penale dhe civile.

Sot kemi dy skenarë të mundshëm: ose kontrata e lobimit në favor të Partisë Demokratike është financuar nga fondacioni MAGA (i përmendur nga PD, por jo në kontratë), ose nga vetë Nuredin Saci (i përmendur në kontratë, por i heshtur nga komunikatat zyrtare). Në të dy rastet, bëhet fjalë për shkelje të mundshme të ligjit amerikan.

Nëse një fondacion shqiptar me seli në Shtetet e Bashkuara vepron si garant i një kontrate lobimi në favor të një partie politike shqiptare, i nënshtrohet rregullave specifike federale dhe shtetërore. Është i detyruar të regjistrohet sipas ligjit FARA dhe të respektojë ligjet e Floridës (të përmendura në kontratë) që kanë të bëjnë me zbulimin e donacioneve dhe kontratave me entitete të huaja. Transparenca e donatorëve kërkohet nga ligjet shtetërore dhe fondacioni duhet të sigurojë përputhshmëri të plotë me të gjitha rregulloret përkatëse për të shmangur sanksionet ligjore.

Ndërkohë nëse garantuesi është një qytetar i thjeshtë, fondet duhet të jenë të gjurmueshme dhe në SHBA dhe të provojë burimin e fondeve para autoriteteve tatimore (IRS). Pra Nuredin Saci është i detyruar ligjërisht të regjistrohet si përfaqësues i huaj sipas ligjit federal (FARA), sidomos nëse aktiviteti mbështet një parti politike të huaj. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve mund të çojë në ndëshkime penale ose civile.

Në të dyja rastet, një gjë është e qartë: si në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikë, duhet të dalë në dritë origjina e 6 milionë dollarëve. Dhe nëse pas tyre qëndrojnë vërtet “patriotët shqiptaro-amerikanë” të përmendur me propagandë, atëherë është momenti të njihen me emër dhe mbiemër. Sepse pas kësaj përpjekjeje të dëshpëruar për të fshehur financime të errëta, qëndron një skemë e njohur: dëshira e vjetër e një elite të vjetër për të kapur pushtetin me çdo çmim.

Next Post
“Jam nënë qyqe!” Britma e dhimbjes së Margaritës: Njëri djalë vdiq nga bomba, tjetri në ’97-ën

“Jam nënë qyqe!” Britma e dhimbjes së Margaritës: Njëri djalë vdiq nga bomba, tjetri në ’97-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In