• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja proçedurat e reja të kontrollit për bizneset VIP

by A R
26/12/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E­ Bizneset e mëdha, VIP, do të rikualifikohen sipas një strategjie që do të zbatohet në tre vitet në vijim, e cila është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Tatimet do të rikonceptojnë kriteret për klasifikimin e bizneseve në linjën VIP. Në planin strategjik të tatimeve për periudhën 2015­2019 thuhet se, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ekipet e tatimore do të specializohen për të kontrolluar VIP­at sipas sektorit ekonomik (p.sh., sektor financiar, telekomunikacion, energjetikë, ndërtim, prodhim, produkte farmaceutike, arsim, tregti, shërbime) dhe do të vazhdohet me mobilizimin e ekipeve me disa persona. Në strategjinë e publikuar mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikon që të ngrejë një mekanizëm të kontrollit të cilësisë së kontrolleve tatimore (p.sh., shqyrtim kolegjial, sektori i kontrollit të cilësisë, pyetësorë për tatimpaguesit).

Në këtë kuadër do të shikohet edhe mundësia e futjes së mjeteve elektronike të kontrollit tatimor dhe më pas në bazë të tyre do të merren vendimet. Gjatë kësaj periudhe tatimet do aplikojnë kompetencat e mbledhjes me forcë të detyrimeve për të përmirësuar efektivitetin dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme. Do të krijohet një strukturë organizative e mbledhjes së borxhit pranë drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorive rajonale.

TË ARDHURAT

Në strategjinë e Drejtorisë së Tatimeve është parashikuar që numri i tatimorëve, që do të grumbullojnë detyrimet me forcë do të rritet 10­15%. Ndërkohë që do të shqyrtohen masat për të siguruar pagesën paraprakisht të tatimit mbi fitimin dhe do të bëhen rekomandime për përmirësim (p.sh, akte ligjore dhe nënligjore). Tatimet në tre vitet në vijim do të zhvillojnë struktura dhe sisteme për ta fuqizuar funksionin e mbledhjes së informatave dhe do ta përqendrojmë mandatin e informatave të mbledhura për hetimin e mashtrimit tatimor. Gjithashtu tatimet do të rindërtojnë procesin e hetimeve për t’u marrë vetëm me hetimet dhe informatat e çështjeve penale dhe për t’i çliruar burimet e Task­Forcës për prioritete të tjera të administratës.

TATIMET

Ligji i ri “Për procedurat tatimore” parashikon që në rast se certifikimi i bilanceve të biznesit të madh bëhet nga kompani të njohura audituese, atëherë ai klasifikohet me risk të ulët dhe u shpëton kontrolleve të shpeshta të tatimeve. Sipas ndryshimit që i është bërë ligjit, është ministri i Financave ai që përcakton listën e kompanive audituese. Bizneset mund të klasifikohen me risk të ulët dhe të shpëtojnë nga kontrollet e shpeshta të tatimeve nëse kontraktojnë një kompani të njohur audituese që t’u certifikojë bilancet. Kjo është parashikuar nga qeveria në nenin 10 të ligjit “Për procedurat tatimore” të miratuar këtë javë nga Parlamenti. “Në rast se tatimpaguesi ka të certifikuara, nga kompani të njohura audituese, pasqyrat financiare që dorëzon pranë administratës tatimore brenda datës 31 mars të çdo viti, ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, tatimpaguesi përfshihet në elementet me risk të ulët. Lista e kompanive audituese, modeli i certifikatës dhe rastet kur këto kompani kontrollohen për çështje të caktuara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave”, thekson ligji. Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe shtojcave të tij, të cilat duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim./Balkanweb

Next Post

Rekordi/ 12 mijë kandidatë për deputet në Iran, trefishohet numri femrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In