Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Nga të dhënat dhe pamjet që korrespondenti i “Panorama” ka siguruar bëhet fjalë se në aksident janë përfshirë një mjet tip fugon dhe një makinë e vogël.
Paraprakisht dyshohet se të plagosur kanë mbetur nëntë persona. Mësohet se fugoni ishte i mbushur me turistë që po ktheheshin nga lindja e vendit, ku kishin qëndruar për dy ditë, me një guidë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Policia e Elbasanit jep njoftimin zyrtar për aksidnetin e ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh ku u përplas një minibus me një mjet tip “Volkswagen”. Sipas policisë ka 5 të plagosur në minibus dhe 2 në mjetin e vogël. Po ashtu sqarohet se po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.