• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja nga duhet filluar”/ Fuga: Vetingu i politikanëve, ide mediokre e populiste. Kush i fut hajdutët në Kuvend dhe në kryesira partie?!

by Java News
21/10/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga e konsideron një ide mediokre dhe populiste atë për vetingun e politikanëve.

Përmes një komenti në rrjetet sociale Fuga thekson se nuk është shtet i së drejtës ai që ndërtohet me struktura mbi struktura.

“Pse kështu ndërtohet shteti? Me struktura të posaçme si komitetet e shpëtimit publik në Francën e shekullit 18? Apo me gjyqet e posaçme të revolucionit bolshevik?

Apo me kontrollet puntore – fshatare të viteve 70 në Shqipëri?”, ironizon Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale.

Komenti i Artan Fugës:

Ideja mediokre e vetingut të politikanëve

Cfarë ideje mediokre, e dëmshme, populiste kjo e vetingut të politikanëve!

A thua se nuk ka organe që kontrollojnë pasurinë e deputetëve dhe politikanëve! A thua se nuk ka Prokurori dhe gjykata!

Nuk funksionojnë? Po kush tha se kjo struktura tjetër që gjoja do të kontrollojë hajdutlliqet me pasuritë publike të politikanëve do të funksionojë!

Hajde pra hapim gjyqet e kaluara!

Pse kështu ndërtohet shteti? Me struktura të posaçme si komitetet e shpëtimit publik në Francën e shekullit 18? Apo me gjyqet e posaçme të revolucionit bolshevik? Apo me kontrollet puntore – fshatare të viteve 70 në Shqipëri?

E bëtë telef shtetin me struktura mbi struktura! E bëtë çorap!

Edhe pastërtinë e politikanëve doni ta ktheni në një çështje urgjente, pra që gjykohet me struktura ad hoc? A thua nuk kemi gjykata administrative!

Regulloni mo shtetin, mjaft me këto ide mediokre populiste! Ka aq struktura sa t’i tregojnë vendin hajdutëve, abuzuesve politikanë. Po kush i le seeeeee!

Cfarë mungese fantazie, veting gjyqtarëve tani veting politikanëve!

Bëni veting edhe për lojtarët e dominosë buzë detit!

Pra prokurorëve dhe gjykatësve të vetinguar nuk u besohet të kontrollojnë deputetët

Hiqni dorë nga kontrolli politik ndaj drejtësisë dhe pastaj e shihni se ku shkojnë politikanët që kanë vjedhur me katër duar! Shihni pallatet që zotërojnë dhe dhjetra afera të tjera që duken nga larg!

Ide për të ngopur popullin me lugë të zbazur.

Gjoja radikale! Gjeni një vend evropian që e bën këtë budallallik! Një të vetëm! Pse shtet i së drejtës është ky me struktura mbi struktura!

Kush i fut hajdutët në Kuvend dhe në kryesira partie? Kryetarët pse kush?

Hiqni privilegjet e deputetëve, vjedhje me ligj! Këtu filloheni. Mos e filloni si mbledhje Fronti ku dikush mban fjalime të tipit : “Ta fillojmë shokë nga vetja!”.

Se i kanë lënë pasuritë tani zbuluar ata! Po vëllai, daja, tezja, bodigardi çfarë bëjnë?

Nuk di çfarë të bësh me këtë teatër, të qeshësh apo të qash! Eshtë komedi apo tragjedi!

Cirk, estradë,

Cfarë është moooooo!

Next Post
“Listat e ndara, ishin gabim taktik”/ Xhelal Mziu: LSI ka bërë një zgjedhje të gabuar

A i preu në besë demokratët? Xhelal Mziu për mungesën në "Foltore": Berisha, i pazëvendësueshëm. S'mora pjesë sepse …!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In