• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja modeli i përgjuesit të gjetur në zyrën e Ministrit Tahiri

by Java News
03/06/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.

Burimet pranë laboratorit të policisë shkencore i thanë ABC News se pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së cimkës.
Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes. Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çImkës.
Nga ana tjetër, mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë ministrisë së brendshme. Pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahirit.
Burimet thonë se personi i vetëm I pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së saj. Si dhe është kërkuar nga prokuroria pyetja edhe e disa personave, që kanë akses në zyrën e ministrit e që janë pjesëtarë të ngushtë të kabinetit.
Gjithashtu, mësohet se oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës.
Nga ana tjetër, burimet thonë se sekretarja pas gjetjes së Çimkës është alarmuar së bashku me stafin e ministrit, të cilët e kanë heq atë pa pritur ekspertët e laboratorit që të gjejnë valët e transmetuesit për të identifikuar vendndodhjen e marrësit të zërit të kësaj çmike.
Por me heqjen e saj, burimet nga prokuroria thonë se është shumë e vështirë për të konstatuar se sa është koha që ndodhej aty ajo ëimkë, ëfarë ka transmetuar dhe sa ka arritur të kap zërin e komunikimeve të ministrit Brenda zyrës së tij për të transm,etu te marrësi që dyshohet se mund të ketë qenë në një distancë të afërt me vendndodhjen e kësaj çimke. / a.k
Next Post

Pacienti që vuante nga epilepsia deklaron se ka parë Zotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In