Një modele kiliane e revistës për të rritur ‘Playboy’ ka rrëfyer se ka pasur një lidhje me futbollistin e Realit të Madridit, Christiano Ronaldo, përpara se ky i fundit t’i jepte fund marrëdhënies me supermodelen Irina Shayk.
Në një intervistë për revistën meksikane ‘Reforma’, Daniella Chavez ka rrëfyer se kishte fjetur me Christiano Ronaldon në nëntor të vitit të shkuar, dhe kjo sipas saj ishte plotësimi i një ëndrre të vjetër.
“Jam takuar me Christiano në nëntor të vitit 2014 në SHBA. Ne kishim komunikuar më parë me e-mail dhe skype dhe ai më kërkoi që të rrija me të për disa ditë. Në fillim ishte i ndrojtur, por shumë shpejt marrëdhënia jonë u bë mjaft intime”, ka thënë modelja për revistën meksikane










