• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja kush po e pengon reformën në drejtësi

by A R
26/05/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse kjo reformë dështon, ju turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur dhe gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE. Fatmirësisht, ne së bashku nuk do të lejojmë që të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë më sukses dhe ne do tju ndihmojmë”. Kjo delaratë e fortë si shumë të tjera e ambasadorit Lu flet gjithashtu për gatishmërinë dhe angazhimin amerikan në këtë proces jetik për Shqipërinë.

Por, çfarë po ndodh me reformën në drejtësi sot? Çfarë shprehin mesazhet që japin ndërkombëtarët dhe politika në Tiranë? Dhe më e rëndësishmja, që ja vlen të analizohet nëpërmjet deklaratave që lëshohen edhe kush është pro dhe kundër reformës? A janë ambasadorja e BE-së dhe ai i SHBA-ve përballë sfidës që “qenin që vranë ta hedhin në përrua”, pra të bitisin atë që nisen? Çfarë i pengon?

Kujtojmë se para 2 ditësh zv.Ambasadori i SHBA-ve, David Muniz, solli një shëmbull real sipër të treguar se rëndësia e reformës është jetike për vazhdimin e progresit të vendit. “Vitin e kaluar ne kemi biseduar me disa kompani që do të investonin 250 milionë dollarë, por këto kompani vendosën të investojnë tjetërkund, për shkak të frikës se nuk do të kishin një gjykim të drejtë në gjykatat shqiptare. Parlamenti është në kohën e duhur për ta miratuar refomën. Nëse ka negociata që duhen zhvilluar në mënyrë që drafti përfundimtar të votohet, është shumë vonë që të bëhen ndryshime thelbësore për pjesë të rëndësishme të reformës. Le të ecim përpara dhe t’i japim fund. Nuk ka më kohë për vonesa dhe argumente të pafundme”, tha David Muniz. Kështu zv.ambasadori i dha një mesazh të fortë Bashës. Ky i fundit ishte shprehur më parë se “rëndësi ka standarti dhe jo afatet për reformën”. Gjë që bie në kundërshtim me atë që thotë ambasada amerikane e cila ka dalë së bashku me BE-në garante e reformës.

Kjo kundërshti e Bashës me SHBA-të dhe BE-në nxjerr hapur edhe emrin e pengesës së reformës në drejtësi. “Argumentat e pafundme” që citon zv.ambasadori amerikan Muniz, janë në fakt argumentat që PD-ja me në krye Sali Berishën nxjerrin në parlament me Shullazin, Leskajn, Sulin etj. Janë pikërisht këto argumenta që po pengojnë reformën në drejtësi. Janë pikërisht deputetët e këtij kampi që siç shpehet Vlahutin “Ka grupe dhe individë që nuk e duan këtë reformë. Dhe ne e dimë këtë. Ne dimë arsyet dhe frikën e tyre. Ata përpiqen dhe do të përpiqen deri në fund ta shtyjnë reformën, ta ndryshojnë dhe ta pamundësojnë atë. Por nuk ka më kohë për të luajtur kukafshehtas”.

Pra siç shihet më lart nga lidhja e deklaratave të palëve (PD-ndërkombëtarë) shihet qartë që ka një përlasje direkte.

Ndërkohë që dje kryeministri Rama kaloi në një tjetër fazë të kërkesës për bashkëpunim të opozitës. Nëse javët e kaluara kryeministri i kërkonte Berishës në parlament të fliste dhe të votonte reformën në drejtësi, dje ai ju drejtua opozitës në formë lutje që të mos pengonte këtë proces duke thënë: “Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.“. Kjo qartë flet për gatishmëri që Rama e ka shprehur që në krye të herës. Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, gjithashtu shpreh në çdo rast nevojën për avancim të punimeve.  Socialisti simpatik edhe për Bashën, Pandeli Majko vazhdimisht është shprehur për përshpetimin e këtij procesi jetik, duke u shprehur se ““Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa kryer këtë reformë drejtësie, pasi shoqëria shqiptare rrezikon të kthehet në një shoqëri gjysmë siciliane”. Një këmbanë alarmi që në fakt duhet të ndillte një ngutje dhe punë intensive për votimin e reformës.

LSI nga ana e saj, si nëpërmjet kryetari Meta dhe sekretarit Vasili ka shprehur gatishmërinë për ta votuar këtë reformë, duke mbajtur kështu mazhorancën në kahune 95% të shqiptarëe që duan këtë reformë. “Të përqendrohemi të gjithë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim dhe t’i përmbahemi atyre afateve që kemi rënë dakord edhe me Bashkimin Evropian edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shpehet Meta në një intervistë, duke konfirmuar jo vetëm votën por edhe nevojën për respektimin e afateve kohore.

E gjithë tabloja e komunikimit publik që paraqitëm më lart, nxjerr në pah qëndrimet dhe përplasjet e palëve për atë që në fakt mund të quhet “fati i vendit”, reforma në drejtësi. Përplasja e Berishës dhe Bashës më SHBA-BE në deklarata diametralisht të kundërta, ka lënë në stanjacion reformën. SHBA dhe BE, kanë qenë në takime të vazhdueshme si më Berishën në zyrën e tij edhe me Bashën e grupin parlametar. Kjo do të thotë se stanjacionin e reformës e ka sjellë pikërisht kjo axhëndë politike e ndërkombëtarëve dhe Partisë Demokratike, e cila nuk po finalizohet akoma siç duhet. Kjo mund të arrihet vetëm nga presioni por dhe vendosmëria e ndërkombëtarëve të cilët e kanë sjellë deri në këtë pikë situatën dhe duhet medoemos të ndajnë mendjen. /Lexo.al/a.m.

Next Post

Shqipëria po plaket! Sot 13% e popullsisë mbi 65 vjeç, ndërsa në 2060 do jenë 30%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In