Rrjetet sociale tashmë janë bërë një dritare, përmes të cilave yjet janë më afër fansave të tyre. Në vendin e dhjetë është Tuna, kurse një vend më lartë është Morena Taraku. Dhurata Dora është e teta më e ndjekura, kurse Nora Istrefi është e shtata. Prezantuesja Marina Vjollca mban vendin e gjashtë, derisa i pesti është reperi Ledri Vula. Motra tjetër Vjollca, Luana, është e katërta më e ndjekur.
Në top-tre më të ndjekurit, renditen Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, derisa vendi i parë i takon Enca Haxhisë që tash (kur po e postojmë këtë artikull) numëron 947 mijë ndjekës. /Telegrafi/