Një prej personave të arrestuar nga drejtësia italiane si pjesë e grupit të Habilajve, rezulton gjithashtu bashkëpunëtor i kësaj drejtësie.
Sebastiano Sardo, mafioz i klanit katanez ka bashkëpunuar me drejtësinë e vendit fqinj.
Lajmi e u bë i ditur gjatë në Ora News, nga korrespondentja e këtij televizioni në Itali, Alba Kepi.
Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?
Kepi: Kemi të bëjmë me një të penduar.
Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.
Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.
Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verën e 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij i kanë tronditur hetuesit italianë.
Zheji: Mund të themi se kjo lidhje e vëllezërve Habilaj është me mafien siçiliane.
Kepi: Në dosjen prej 416 faqesh, Sebastjan Sardo lidhet me makinën Audi, pasi sipas hetuesve italianë….
Zheji: Edhe Sebastian Sardo ka hipur në makinën e Tahirit?
Kepi: Kjo është me pikëpyetje, por thuhet që ngarkesa e drogës ka qenë brenda makinës Audi për llogari të Sardos.
a.ç