Qazim Bruka nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare. ai është dënuar nga gjykata pasi ka ushtruar dhunë në familje.
Bruka është babai i katër fëmijëve. Në vitin 2012 Bruka është konfliktuar më bashkëshorten duke e goditur me thikë, ndërsa ajo me sopatë. Pas kësaj dhune ata janë divorcuar. Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët.
Ai deklaron se nuk i ka takuar për gati një vit dhe bën përgjegjës kreun e Zyrës Përmbarimore Kukës. Madje thotë se kreu i përmbarimit, Sulejman Elezi, e ka rrahur.










