“Një test i ri për identifikimin e shpejtë të koronavirusit të ri Covid-19” do të jetë në dispozicion deri në fund të marsit 2020. Këtë do ta prodhojë kompania DiaSorin, që operon në segmentet e imunodiagnostikës dhe diagnostikimit molekular.
Në një njoftim ka thënë se testi ka përfunduar por po bëhen studimet e nevojshme në Spitalin Spallanzani në Romë dhe në poliklinikën San Matteo në Pavia.
Testi është zhvilluar me qëllim që të merren rezultatet e Covid-19 brenda 60 minutash në krahasim me 5-7 orët e nevojshme që po funksionon tani.
Testi do të tregtohet me markën CE në Evropë dhe do t’i paraqitet Administratës së Ushqimit dhe Barnave për Autorizimin e Përdorimit të Urgjencës deri në fund të Marsit 2020.
Testi DiaSorin do të ndjekë protokollin e rekomanduar nga OBSH i cili synon të analizojë rajone të ndryshme të gjenomit viral për minimizuar ndikimin e mutacioneve të mundshme në të ardhmen.
Deri më tani DiaSorin, ka instaluar mbi 800 analistë në spitalet evropiane dhe amerikane për të diagnostikuar infeksione të gripit sezonal, si dhe një sërë infeksionesh të tjera virale dhe bakteriale për të cilat koha e përgjigjes është thelbësore për të vendosur trajtimin e duhur të pacientit.
DiaSorin gjithashtu beson se kjo teknologji mund të ndihmojë ndjeshëm spitalet në decentralizimin e testeve për diagnostikimin e koronavirusit dhe të kontribuojnë në një përmirësim të rëndësishëm në procesin aktual.
/a.r