• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja ku mund të kontribuoni”/ Veliaj: Mos sillni rroba, duhen batanije dhe ushqime

by Java News
29/11/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi se falë solidaritetit që treguan qytetarët, edhe Tirana ka përmbushur nevojat për veshmbathje, ndërsa bëri thirrje që kush ka mundësi të kontribuojë me shtretër, batanije e ushqime.

“Kemi ezauruar të gjitha nevojat për veshmbathje. Pra, kemi mjaftueshëm xhupa, pulovra, triko dhe të brendshme, për nevojat e Tiranës. Prandaj, ju lutem mos sillni rroba dhe tesha. Ajo që në fakt na duhet janë batanijet, të cilat nuk mjaftojnë tani që afron dimri, shtretër portativë, dyshekë, dhe jorganë. Edhe për ushqime kemi nevojë, kryesisht na duhen ushqime që nuk prishen, pra jo gjëra që konsumohen për sot, por gjëra që kanë një afat skandence fundin e vitit 2020, që të sigurohemi që gjatë gjithë këtyre muajve të kemi mjaftueshëm rezerva në magazinë, për të adresuar edhe familjen më periferike të Tiranës së madhe, sidomos në zonat e fshatit, ku kemi edhe problemet më të mëdha”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, ai falenderoi të gjitha ato subjekte private e figura të njohura publike që kanë dhënë shembullin e tyre për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara. “Dua të falenderoj shumë Rita Orën, që mori përsipër të adoptojë një shtëpi dhe një familje. Sikur të gjithë ta bënin këtë, atëherë besoj se përpara Krishtlindjes e Vitit të Ri, do të përmbushim një pjesë të madhe të nevojave dhe besoj se kush ka një emër publik, që mund të mbledhë energji financiare apo ndihmash praktike, ta shfrytëzojë. Kjo është dita për të dhënë të gjithë nga një dorë. E bëri Rita, jam i sigurt se mund ta bëjnë edhe plot personalitete të tjera që i kanë mundësitë. Mezi pres që këtë sfidë ta kthejmë në një oportunitet, që Tirana, Shqipëria, të ngrihet më e fortë se ç’ishte para tërmetit”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel qytetarëve që të kontribuojnë edhe pranë portalit të qeverisë E-Albania me vlera monetare për të siguruar rindërtimin e zonave pas këtij momenti të parë të vështirë. Mandej shtoi se Bashkia e Tiranës ka ngritur në këmbë gjithë sistemin e saj të emergjencës dhe menaxhimin me transparencë të të gjitha ndihmave të qytetarëve apo subjekteve të ndryshme.

“Jemi në magazinat kryesore të Farkës, ku pasi kemi marrë ndihma nga qytetarët, bëjmë një seleksionim sipas veshjeve, sipas masave, sipas nevojave që ka çdo familje, dhe pastaj nga magazina qendrore shpërndahen në të 27 njësitë tona, ku kemi magazinat e vogla, dhe më pas në secilën familje. Kemi një sistem transparent, jemi shumë mirënjohës për gjithë qytetarët që dhuruan, por mënyra më e mirë për të thënë mirënjohjen, nuk është duke përsëritur faleminderit, por duke treguar përgjegjshmëri dhe besnikëri, sesi menaxhojmë të gjithë bujarinë dhe dashamirësinë e tyre. Kemi një databazë, çfarë hyn në magazinë, çfarë del, dhe pastaj i rakordojmë me çdo gjë që shpërndahet në njësi, ku do ta firmosë edhe banori që ka marrë ndihmën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se Tirana përveç plotësimit të nevojave të veta, do të kontribuojë edhe për zonat më të prekura jo vetëm me ndihma, por edhe me kapacitete njerëzore për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.

Next Post
Heshtja e Prokurorisë për pallatet e rrëzuara, një rast i paprecedentë

Heshtja e Prokurorisë për pallatet e rrëzuara, një rast i paprecedentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In