• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja ku e keni heroin tuaj

by Frrok Çupi
02/11/2022 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A ju duket sikur shoqëria po rënkon nën një barrë që, në fakt, nuk e meriton, por i vjen nga një pjesë e politikës?

Ja ku janë: Grupimi i etur për pushtet por që nuk ka gjasa se do t’i afrohet pushtetit; grupimi që mes njëri tjetrit nuk kanë të njëjtën ‘gjuhë’, por i kërkojnë hesap popullit që nuk i kupton; grupimi që kreu betejën epike buzë Lanës për të marrë selinë e Partisë me hunj, me kosore, me sfurqe dhe me kokë- dashi. Grupi tentoi të bënte politikë, por në fakt kreu dhunë. Mes atyre që donte t’i kishte në krye, e vuri zemrën te njeriu më i dhunshëm në tre dekada. Më i dhunshmi i tyre është edhe më i korruptuari në gjithë globin. Dje deklaroi se në datë 12 Nëntor do të shpojë një vrimë në dhè, dhe këtë vrimë nuk do ta gjejë as Edi Rama as deputetët, as ministrat, as maxhoranca…

Sali Berisha, njeriu që ka kryer terror dhe korrupsion mbi njeriun, tani ka fshehur vrimën dhe ka hapur konkursin ‘kush e gjen vrimën të futet’. Në këso kulmesh ‘frikësuese’, shumë njerëz të zakonshëm i drejtohen sa ligjit në vend aq edhe Shteteve të Bashkuara: “Pse i lini këta njerëz të na nxijnë jetën…, plasini në burg more aman!’.

E drejta njerëzore për të lidhur ‘të rrezikshmin’:

Kjo është e dëshmuar dhe e përhapur në çdo bisedë, që nga dasma e fshatit deri në baret e qytetit. Gjatë gjithë periudhës së diktaturës, burgu ishte lokacioni i parë ku e perceptonin ‘njeriun trazovaç’, ‘hajdutin’, ‘perversin’, por edhe llafazanin politik. Nuk kishte mjaft alternativa.

Ndërsa tani ‘të rrezikshmit’ nuk rrezikojnë asgjë. As Sali Berisha dhe as Ilir Meta nuk kanë asgjë në dorë. As Saliu nuk mund të bëjë vrimën deri në zemër të Tokës, as Ilir Meta nuk mund të këpusë njerëzit më dysh si korthitë e zjarrit në një fshat të Skraparit. Të dy janë zhveshur nga çdo autoritet dhe nga çdo moral për të bërë ‘gjëmën’ në qytet: I pari është i rrethuar nga mbarë Perëndimi si një ‘i padëshiruar’ dhe ‘armik i demokracisë’. Ndërsa i dyti tregohet me gisht si ‘Spiun…’.

Atëherë, ç’keni me ta, le të rrinë ku të duan; pse u dashka vetëm burgu!

Kujtesa jonë e traditës dhe e kodeve njeh mijëra raste kur ‘i rrezikshmi’ më mirë të lihet në rrugë. Edhe atëherë, natyrisht, trembnin njerëz natën e ditën; këdo që kalonte rrugës. Mirëpo askush nuk u ankua te askush, siç mund të ankoheshe për qenie shtëpiake që merrnin rrugën pa kontroll e bënin dëme. Madje këta njerëz mund të hynin edhe në dasmën e tjetrit apo në festën e Shënkollit (Santa Klaus); hynin, bënin si donin dhe iknin. Këta nuk fajësoheshin edhe sikur të thyenin vorbat e mishit. Kodet zakonore të kombit tonë e toleronin  ‘njeriun e rrugës’. Ata mund të thonë edhe çfarë të duan, por askush nuk preket. Demokracia jonë para- politike kishte instrumente të mahnitshëm për ta dalluar si atë që i jepte shoqërisë drejtësi, ashtu edhe atë që kërcënonte me ‘vrimën e miut’.

Edhe atëherë ‘njeriu i rrezikshëm’ kishte një familje; por edhe sot ka një familje që quhet ‘familje politike’.

Berisha dhe Meta kanë dy familje që në fakt bëjnë një trung. Nëse në të shkuarën, njëri nga ‘njerëzit e rrugës’ bënte sherre dhe dikush e ndëshkonte, atëherë familja ‘zgjohej’ për nderin e saj. Vetëm në momentin kur dikush i sulej ‘njeriut të rrezikshëm’, ky i dyti merrte vlerë. Familja kishte për detyrë që ta mbronte, edhe pse nuk e ‘zotëronte’. Edhe në shoqëritë moderne e njëjta skemë është aplikuar. Tani, këtu para nesh, kemi të njëjtën gjë: Dy ish- presidentë dhe dy ish- kryeministra, të akuzuar si ‘të korruptuar kontinentalë’ vijnë rrotull rrugëve e shesheve të Tiranës. Kërcënojnë, por jo vetëm shtetin tonë; ata kërcënojnë vetë Amerikën…, Britaninë e Madhe, Europën… Jo vetëm i kërcënojnë, por edhe i përqeshin, i tallin, i përgojojnë, iu sulen që t’u shkulin  veshët… Asgjë nuk ndodh me ata në botë. As me shtetin tonë nuk ndodh gjë, padyshim, sado që këta vijnë vërdallë.

Tani, puna është se a më mirë sikur të burgosen?

Më shumë u duhet marrë pasuria e vjedhur se sa burgosur. Edhe ‘familja’ e tyre do ta pranonte këtë ‘marrëveshje’ juridike, më mirë se zgjidhjen ‘per forca’. Ndryshe, familja e tyre politike  do të dilte në rrugë e do të lëshonte piskama për ‘heronjtë’ e vet. Do të shfaqeshin natë e ditë para derës së burgut, do të kërkonin kompensim monetar për paketat e cigareve, do të këndonin këngë rapsodie, do të vinin kujën epike për heronjtë…

Atëherë do të shtoheshin së tepërmi në rrugë njerëz që sot u themi ‘të rrezikshëm’ por i lëmë të bëjnë ç’të duan. Më mirë u themi ‘ja ku i keni heronjtë tuaj’, dhe këta kthehen përnatë në shtëpi.

Nuk do të kishte mënyrë më të merituar për t’i dekompozuar ‘në rrugë’ këta dy njerëz që i kanë bërë të këqijat më të mëdha vendit. Gjeni një mënyrë tjetër ku këta harrohen.

Next Post
Detaje të reja/ Dorëzohet krahu i djathtë i ‘Eskos’, liderit të bandës shqiptare që u shkatërrua në Greqi

Detaje të reja/ Dorëzohet krahu i djathtë i 'Eskos', liderit të bandës shqiptare që u shkatërrua në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Silvana, Gjeta dhe Spaçi

December 23, 2025
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

December 23, 2025
Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

December 23, 2025
Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

December 23, 2025
Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

December 23, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

I zhgënjyer nga protesta e PD, Myslim Murrizi: I ngrenë pritshmëritë, dhe shfryhen si tullumbacja

December 23, 2025
Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

December 23, 2025
Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

December 23, 2025
“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

“HarmonyOS” paraqitet në një ceremoni teknologjike të fundvitit

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com