Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha pas takimit të parë të tryezës për reformën zgjedhore ku ishte e pranishme edhe opozita.
Ish-deputetja demokrate nuk kursyer edhe ironin për këtë takim duke theksuar se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Topalli ka komentuar tryezën e ditës së sotme të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.
Sipas ish-nënkryetares së PD-së, pasi pushoi cacesha në Gjykatë ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.
“Ja keshtuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri”, thekson Topalli.
g.kosovari