• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ja, kështu vdiq Maradona”, Prokurori trondit sallën e gjyqit me foton e ‘legjendës’ së futbollit

by A R
12/03/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kryeqytetin Buenos Aires nisi gjyqi për stafin mjekësor që trajtoi legjendën e ndjerë të futbollit argjentinas, Diego Maradona. Maradona po kurohej kur vdiq nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare.

Ai ishte duke u rikuperuar në shtëpi nga operacioni në një mpiksje gjaku në tru në fillim të atij muaji. Prokurorët pretendojnë se vdekja e Maradonës mund të ishte shmangur dhe akuzojnë stafin e spitalit për neglizhencë mjekësore. Të pandehurit thonë se Maradona kishte refuzuar trajtimin e mëtejshëm dhe duhej të qëndronte në spital për më gjatë pas operacionit.

Ata rrezikojnë dënime me burg nga tetë deri në 25 vjet nëse dënohen për akuzën e “vrasjes me dashje të mundshme”.

Në një deklaratë të parë, prokuroria tha se synonte të paraqiste prova “të forta” se asnjë anëtar i ekipit “nuk bëri atë që duhej të bënte” në “teatrin e tmerrit” që ishte shtrati i vdekjes së Maradonës.

“Sot, Diego Armando Maradona, fëmijët e tij, të afërmit e tij, ata më të afërt me të dhe populli argjentinas, meritojnë drejtësi”, tha prokurori Patricio Ferrari në gjykatë.

“Shikoni, kështu ka vdekur Maradona, – vijoi prokurori duke shfaqur fotografinë e trupit të tij të shtrirë dhe shumë të fryrë,- çdokush nga të akuzuarit që thotë se nuk e kuptoi atë që po ndodhte me Diegon, po gënjen hapur. Gjendja e tij ishte e dukshme”.

Ndërkohë që prokurori vazhdonte të shfaqte fotografinë, duke e mbajtur lart me duar, vajzat Dalma dhe Giannina shpërthyen në lot, më pas të qetësuara nga motra e tyre Jana. Skena dramatike, që u bë “virale” dhe u shpërndanë në të katër anët e botës, u transmetuan drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë e Provincës së Buenos Aires.

Hetuesit e kanë klasifikuar rastin si ‘vrasje me faj’, një krim i ngjashëm me vrasjen e pavullnetshme, sepse ata thanë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes shëndetësore të Maradonës, por nuk kishin marrë masat e nevojshme për ta shpëtuar atë.

Të pandehurit në këtë rast janë një neurokirurg, një psikiatër, një psikolog, një koordinator mjekësor, një koordinator infermierie, një mjek dhe një infermiere e natës.

Infermierja e natës tha më parë se kishte parë “shenja paralajmëruese”, por kishte marrë urdhër që Maradona “të mos zgjohej”. Më shumë se 100 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjyqin, i cili pritet të zgjasë deri në korrik.

Next Post
Nëse në vend të fjalës siçilian, vendosim fjalën shqiptar?

Kujdes! Gjykatës e prokurorë nuk mund të marrin përsipër çështje etike dhe morale të shoqërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In