Ja kategoritë përfituese për provimet e fazës së dytë
Ministria e Arsimit ka sqaruar procedurat e regjistrimit për të gjithë të rinjtë që do të ndjekin provimet e fazës së dytë dhe që do të plotësojnë formularin A1Z, për tu bërë pjesë e konkursit për në universitet.
Të drejtën për të dhënë provimet e kanë maturantët që rezultuan mbetës në maturën shetëtore në një ose më shumë lëndë, të cilët duhet të japin vetëm ato lëndë dhe ata që kanë rezultuar mbetës në klasë.
Të dyja këta kategori nuk duhet të plotësojnë formualrin A1Z pasi figurojnë në sistemin bazë, ndërkohë që janë edhe dy kategori të tjera përfituese.
Ministria e Arsimit ka bërë publike edhe datat e provimeve, që do të nisin në fillim të muajit Shtator. Afati i fundit që të rinjtë duhet të aplikojnë, i cili mund të bëhet on line, është deri në datën 31 Gusht.









