• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja kandidaturat për kreun e Policisë së Shtetit, mes tyre një femër

by A R
11/01/2018 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 2 ditësh në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv.drejtori i Përgjithshëm, Rebani Jaupi, i cili ka zëvendësuar provizorisht Haki Çakon, i cili u shkarkua të hënën me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por, për emërimin përfundimtar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas ligjit për Policinë, duhen plotësuar 3 kritere kryesore.

Këto kritere plotësohen edhe nga drejtori i komanduar, që nëse do të ndiqej praktika e vitit 2015, kohë ku Çako u emërua drejtor i Përgjithshëm, do bënin që Rebani Jaupi të mos lëvizte më nga ky post, duke u emëruar përfundimisht aty.

Kështu ndodhi më 15 prill të vitit 2015, ku Haki Çako, në atë kohë zv.drejtor i Përgjithshëm, që ishte i komanduar prej 15 ditësh drejtor i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Artan Didit, mori përfundimisht detyrën nga e cila u lirua pas 2 vitesh e 9 muajsh, edhe pse mandati është 5-vjeçar.

Por duket se Jaupi nuk është emri i vetëm mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që plotë- son kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Mes emrave më të përfolur, janë edhe 6 drejtues të tjerë Policie, ndonëse vetëm 3 plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin e Policisë së Shtetit, shkruan “Panorama”.

KANDIDATURAT

Përveç Rebani Jaupit, tashmë i komanduar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, së fundmi po lakohen si kandidatë potencialë për postin më të lartë policor edhe 6 emra të tjerë. Një prej tyre është Agron Sojati, me një karrierë të gjatë si drejtues në sektorë të rëndësishëm të Policisë, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri.

Posti më i rëndësishëm që Sojati ka mbajtur së fundmi në Polici, ka qenë ai i drejtorit të Antiterrorit dhe si i tillë ai ka marrë pjesë në konferenca mjaft të rëndësishme rajonale e më gjerë, për luftën kundër terrorizmit.

Po kaq i favorizuar për të qenë kreu i Policisë së Shtetit, për shkak të karrierës dhe eksperiencës, është edhe drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema. Gjithashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, është një prej emrave të lakuar që plotëson kushtet për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, kandidatë për këtë post, janë edhe 3 emra të tjerë. Drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu e po ashtu dhe drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj. Ndonëse kriteret plotësohen nga 4 të parët, edhe emrat e Merkajt, Veliut e Hajnajt, janë lakuar ditët e fundit si drejtues të mundshëm të Policisë së Shtetit.

KRITERET

Për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ligji përcakton 3 kritere kryesore që duhen përmbushur nga emrat që do t’i propozohen Kryeministrit nga ministri i Brendshëm. Kushti i parë është grada, që duhet të jetë “Drejtues i lartë”, ose “Drejtues i parë”. Nuk duhet të ketë shtetësi tjetër përveç shtetësisë shqiptare si dhe duhet të ketë një karrierë të paktën 15-vjeçare në Policinë e Shtetit, nga të cilat 10 vite në pozicione të larta drejtuese./Panorama/a.m.

Next Post
Këto janë shenjat që veshkat e njeriut nuk punojnë si duhet

Në Kosovë pranohet se u hoqën veshka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

January 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi për sot/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes…

January 10, 2026
Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

January 10, 2026
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

January 10, 2026
VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

January 10, 2026
Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In