• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja frazat tipike të meshkujve që tradhëtojnë

by Java News
19/06/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të dua në një mënyrë ndryshe”, “Më jep gjashtë muaj kohë”, “Unë nuk do të të bëj kurrë të vuash”: këto janë disa nga frazat standarde që përdorin zakonisht meshkujt që tradhtojnë. Kjo sipas “mbledhjes” që kanë bërë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi duke i sjellë në një formë manuali

Përse tradhtojnë meshkujt? “Meshkujt e martuar tradhtojnë për arsye të ndryshme”, shpjegojnë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi në manualin e tyre më të ri, të hedhur në treg posaçërisht për këtë çështje. “Ata tradhtojnë prej dashurisë ndaj vetes, prej mërzisë, mbylljes në vetvete dhe ndonjëherë sepse dashurohen me të vërtetë”, kanë thënë ato.

Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë. Në shumë raste meshkujt kanë humbur pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!

Po kështu, meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhtinë për të provuar nëse janë ende tërheqës për seksin e kundërt.

Gjithashtu një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron, përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”. Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhtinë, shkruan shqip.

Ndërsa seksi është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur diçka emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhti.

Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa “të mirë” ata janë, shkruan shqip.

Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjerë njohjesh për të ndier forcë dhe siguri.

Disa fraza tipike të tradhtarëve:

-“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”

-“Më jep pak muaj kohë, gjashtë për shembull!”

-“Ti mbase nuk mund ta besosh, por unë të kam vetëm ty!”

-“Nuk do të jetë gjithmonë kështu për ne!”

-“Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”

-“Nuk e dua asnjëherë një ndarje!”

-“Unë nuk të meritoj”.

Next Post

Ja ku kanë përfunduar dy tifozet e "shumë- lakuara" (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In