Ka shumë futbollistë të mëdhenj të cilët nuk do të jenë pjesë e Euro 2016
24 kombëtaret më të mira të Evropës tashmë kanë siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë, në mesin e të cilave është edhe Shqipëria.
Por, ka shumë futbollistë të mirë të cilët do të mungojnë në Euro 2016, pasi kombëtaret e tyre nuk kanë arritur të kualifikohen.
Sky.it ka përzgjedhur formacionin më të mirë, të cilët nuk do të jenë pjesë e Euro 2016:
Handanovic, Ivanovic, Kjaar, Blind, Kolarov, Pjanic, Eriksen, Matic, Depay, Jovetic dhe Dzeko.









