Imazhi i djalit që çuditi pak vite më parë, sot ka ndryshuar. Siriani i vogël tashmë ka një shtëpi.
Sulmet në Alepo u konsideruan si një ndër sulmet më të egra, ku përveç militantëve vdiqën dhe u lënduan shumë civilë.
Ndër të lënduarit ka pasur edhe shumë fëmijë, por fotoja që e theu internetin në atë kohë ishte ajo e këtij djali të vogël që kishte humbur gjithçka nga sulmi në Alepo.
Emri i tij është Omran Daqneesh dhe ka qenë vetëm pesë vjeçar. Mediat raportojnë që ai ka mbetur jetim dhe tani është strehuar në një familje që po kujdeset për të. (b.an)










