Një tekst i shkurtër prej një fraze, që është koordinuar nga dy akademi shkencash (Kosovë dhe Shqipëri). Ky do të jetë epitafi në varrin e Isa Boletinit në Mitrovicë. Epitafi i saktë do të jetë: “Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës”. Qeveria kosovare ka akorduar 50 mijë euro për ceremoninë e rivarrimit të heroit kosovar, e cila do të zhvillohet në 10 qershor. Të gjitha qytetet e Kosovës do të zbukurohen me flamuj kombëtarë dhe shtetërorë.









