• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja emrat që Weinstein kishte fiksuar për t’i neutralizuar

by Java News
19/11/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Observer mundi të sigurojë një listë sekrete me emrat e rreth 100 individëve të shënjestruar nga Harvey Weinstein, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të zbuluar se çfarë dinin ata rreth akuzave për ngacmime seksuale nga ai dhe nëse do t’i bënin ato publike.

Lista përmban 91 emra aktorësh, publicistësh, producentësh, financierësh dhe njerëzish të tjerë, që punonin në industrinë e filmit, të cilët Weinstein i identifikoi si pjesë e një strategjie për të parandaluar daljen publike të akuzuesve kundër tij, transmeton ksp.

Emrat, e shkruar nga vetë Weinstein, iu dhanë një ekipi hetuesish privatë të punësuar nga producenti për të zhdukur pretendimet se ai ngacmoi apo sulmoi seksualisht shumë femra.

Dokumenti u hartua në fillim të vitit 2017, rreth 9 muaj para stuhisë që shpërtheu më 5 tetor, kur gazeta New York Times publikoi një seri akuzash për ngacmim seksual ndaj Weinstein.

Detyra e hetuesve ishte të përgjonin individët në listë për të mbledhur informacione se çfarë dinin ata dhe kush do të dilte publikisht. Informacioni i dërgohej më pas Weinsteinit dhe avokatëve të tij. Lista me 91 emrat duket se vërteton raportet se akuzat për ngacmime seksuale ndaj producentit 65 vjeçar ishin një sekret i hapur në Hollywood.

Në listë janë emra të aktoreve të famshme si Rose McGowan apo Laura Madden, që e kanë akuzuar Weinstein respektivisht për përdhunim dhe ngacmim seksual. Lista e Weinstein konfirmon se ai ishte i ndërgjegjshëm se Neë York Times po grumbullonte dëshmi nga viktimat e tij shumë kohë para se të publikohej lajmi dhe mbase po përpiqej që ti mbyllte gojën atyre, përgatiti Ksp. (b.an)

Next Post
Vargjet prekëse të aktorit për të bijën që u gjet e vdekur

Vargjet prekëse të aktorit për të bijën që u gjet e vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com