Vështirësi në gjetjen e dashurisë
Nëse keni vështirësi për të gjetur një partner, kjo mund të ju mundojë dhe të u a shkurtojë jetën për disa muaj. Por, përderisa një periudhë më të gjatë jeni vetëm, atëherë kjo mund të ju shkatërrojë totalisht. Studimet kanë treguar se njerëzit që nuk do të martohen asnjëherë e shkurtojnë jetën e tyre për 29%.
Qëndrimi ulur për disa orë me radhë
Nëse qëndroni ulur për më shumë se nga tre orë në ditë, mund ta shkurtoni jetën tuaj për dy vite. Një studim që është bërë në Australi ka treguar se as edhe stërvitjet e rregullta nuk mund t’i shmangin rreziqet që vijnë si pasojë e të ndenjurit gjatë kohë ulur.
Lënja me një anë e miqëve
Njerëzit më jetë më të dobët sociale kanë më shumë qasje drejt vdekjes, ndërsa vetmia shumëvjeçare mund të jetë e dëmshme për shëndetin njëjtë sikurse të konsumosh nga 15 cigare në ditë.
Nga ana tjetër është konkluduar se njerëzit më të moshuar që kanë miq më tepër, për 22 % i rrisin mundësit për të jetuar më gjatë. Marrëdhëniet shoqërore ndikojnë në mënyrë pozitive në shëndetin e trurit.
Qëndrimi me orë para televizorit
Vetëm dy orë në ditë qëndrimi para televizorit mund të sjellë në vdekje të parakohëshme, sëmundje të zemrës dhe diabetis të tipit 2. Sipas disa studimeve çdo orë e kaluar përpara televizorit pasiçë të mbushim 25 vjet, e shkurton jetën për 21.8 minuta.
Konsumoni shumë ushqim të pashëndetshëm
Ushqimi i shpejtë (fast food), buka e bardhë, mishi i kuq, produkte të mishit të thatë dhe shumë përbërës tjerë, kur konsumohen në sasi të tepruar dhe të madhe na e shkurtojnë jetën për 20%.
Nuk mundeni të gjeni punë
Papunësia mund ta rrisë rrezikun nga vdekja e parakohëshme, duke u bazuar sipas një studimi kanadez që ka zgjatur për 40 vite dhe në të cilën kanë marrë pjesë 20 milion njerëz nga 15 shtete.
Po ashtu edhe një studim tjetër ka treguar se tek femrat e bardha faktorët më të shpeshtë sa i përket vdekjes së parakohshme janë duhani dhe papunësia. Por është treguar se edhe njerëzit më të moshuar kur ta humbasin punën e tyre gjatë kohës së penzionimit, shkaku i depresionit ata humbin tre vite nga jeta e tyre deri sa të adaptohen në këtë ndryshim.
Rrugëtim i gjatë deri në punë
Nëse udhëtoni gjatë deri tek vendi i punës tuaj, e rrisni nivelin e stresit, i merrni efektet e njejta negative sikurse të uljes dhe poashtu i zvogëloni mundësit për të qenë pjesëmarrës në aktivitete të shëndetshme.
Joaktivitet seksual
Një studim i kryer mbi disa meshkuj ka treguar se pamundësia e të përjetuarit orgazëm të shpeshtë apo të rregulltë në mënyrë potenciale e rrit vdekjeprueshmërinë për 50% krahasur me ata të cilët rregullisht kanë marrëdhënie seksuale.
Marrëdhënia e keqe me kolegët në punë
Mungesa e përkrahjes nga ana e kolegëve mund të jetë një tregues i fuqishëm për rrezik nga vdkja e parakohëshme, thekson kështu një studim i bërë në Univerzitetin në Tel Aviv.
Shumë apo pak gjumë
Studimet kanë treguar se shekulli i jetës shkurtohet nëse bëni gjum më pak se pesë ore dhe më shumë se nëntë orë. Mesatarja është shtatë apo gjashtë orë në mënyrë që të funksionin normal dhe me efektivitet.
Keni frikë nga vdekja apo nuk dëshironi të jetoni aq sa duhet
Një paradoks tjetër i dhimbshëm është se frika nga vdekja poashtu paraqet vdekjeprueshmëri. Një studim tjetër në të cilin kanë marrë pjesë persona të prekur nga kanceri ka treguar se jetëgjatësia tek ata që e kanë pasur frikë vdekjen është shkurtuar.
Tek ata njerëz që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse, frika intensive nga vdekja rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për tre deri në pesë herë më shumë. Frika e ëmbël ka një ndikim pozitiv, sepse e shtyejnë njeriun që të bëjë aktivitet fizik sa më shumë, dhe poashtu ja rrit dëshirën për jetë të shëndetshme.









