Ditën e mërkurë, Luana Vjollca ka festuar 24-vjetorin. Kur është fjala për dhurata e sidomos për lule, ajo i ka festë 365 ditët e vitit, por 2 shtatori për Luanën është dita në të cilën lulet dhe dhuratat janë të panumërta. Sapo data ka shënuar 2 shtator, në profilin e Luanës është postuar fotoja e parë që lajmëron ditëlindjen e saj të 24-t. Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë uruar prezantuesen në mënyrë shumë origjinale. Pankarta të shkruar “Happy Birthday, vizatime të fansave, deklarata dashurie janë vetëm disa nga gjestet që i janë dedikuar biondes sharmante. Nuk ka munguar as një baner gjigant i një fansi, i cili ka shkruar me të madhe “Luana Vjollca I love you”. Megjithatë, në këtë festë nuk ka munguar as torta. Me aq sa mundëm të merrnin vesh ne, ka qenë pikërisht adhuruesi sekret i Luanës, që nuk harron çdo të martë t’i sjellë lule, që ia ka dhuruar tortën e personalizuar. Edhe pse s’kanë dashur ta bëjnë publikë identitetin e tyre, persona të afërt me të, thonë që adhuruesi sekret, në fakt është i dashuri i Luanës. Një tortë me qirinj, e zbukuruar gjithandej me lule dhe me urimin “Edhe 100 vjeç Lule”.
Por duket se nuk ka mbaruar me kaq urimi sensual. Më tej në foton e tortës dallohet qartazi që është shkruar “Dhipi i smut”, titull kënge ky i reperit Cozman, ku nuk lë pa përmendur edhe emrin e moderatores në tekst. Megjithatë, Luana është kujdesur që teksa postonte foton, ta kamuflonte disi këtë fjalë, duke i vendosur sipër shenjën e thurjes. Mbrëmja ka vijuar gjatë, pasi e gjithë familja Vjollca ka festuar në një ndër restorantet e kryeqytetit ditëlindjen e 24 të Luanës. Ashtu siç ndodh në çdo ditëlindjet tyre, femrat e familjes mblidhen së bashku për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Pak ditë më parë, Luana i bëri dhuratë vetes tatuazhin e radhës. Edhe pse nuk e tregoi cili ishte mesazhi që kishte përzgjedhur për tatu, Luana këtë herë kishte zgjedhur të pikturonte gishtat e dorës. Ndonjë premtim në horizont me rastin e 24-vjetorit? Gjithçka mbetet për t’u parë, nëse prezantuesja do të tregohet më bujare në të ardhmen për të rrëfyer më shumë për jetën private.










