• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja çka bërë Shërbimi Sekret Serb (BIA) kundër Kosovës vitet e fundit

by
10/08/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja çka bërë Shërbimi Sekret Serb (BIA) kundër Kosovës vitet e fundit

Shërbimi Sekret Serb (BIA), është përgjegjës për shumë vrasje në Kosovë si dhe për të gjitha shpërthimet që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, si dhe për sulme mbi pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it. E pohon këtë një burimi konfidencial i portalit tesheshi.com, me kusht të anonimitetit.

Sipas burimit, të gjitha veprimet e strukturave paralele të Serbisë kundër institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, KFOR-EULEX, në veri, janë urdhëruar dhe komanduar nga Dejan Kompiroviq, shefi i BIA-së për veriun e Kosovës, shkruan portali tesheshi.com.

“Kompiroviq përmes agjentëve të BIA-së që kanë operuar në veri të Kosovës ka urdhëruar vendosjen e barrikadave në rrugë e veriut të Kosovës, gjatë vitit 2011”, ka thënë burimi dhe ka shtuar dhe një detaj, sipas së cilit, Kompiroviq ka zyrën në katin e tretë të Stacionit të Policisë në qytetin e Kralevës, në Serbi.

“BIA i ka koordinuar dhe i ka urdhëruar të gjitha veprimet që janë marrë nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, deri në arritjen e marrëveshjes së Brukselit për inkorporimin e MUP-it në Policinë e Kosovës, pasi ata kanë vepruar ilegalisht”, ka saktësuar burimi.

“Pas arritjes së marrëveshjes, agjentët e BIA-së tanimë janë legalizuar dhe operojnë nën uniformën e policisë së Kosovë të papenguar nga askush”, shton më tej burimi i portalit tesheshi.com.

Burimi vijon të informojë: “BIA i ka pasur aktivistët e vet në çdo pjesë të veriut të Kosovës, e sidomos i ka shfrytëzuar strukturat e Policisë së Serbisë që kanë vepruar në veriun e Kosovës për të mbledhur informacion si për shqiptarë, institucionet e Kosovës, por edhe për forcat ndërkombëtare si KFOR-i dhe EULEX-in, por edhe për persona të tjetër me rëndësi që kanë vepruar në Kosovë si ndërkombëtarë”.

Burimi i portalit tesheshi.com, më tej ka preçizuar punën e agjentëve sekret të Serbisë, mënyrën si kanë vepruar dhe ku i kanë pasur takimet me kreun e BIA-s, si dhe ku i kanë mbajtur ato në Kosovë. “Agjentet e BIA-së që operojnë në veri të Mitrovicës të gjitha informacionet i kanë dërguar me letër, CD apo USB në qytetin e Kralevës në Serbi duke ia dorëzuar në dorë personalisht shefit të tyre, Kompiroviq”, ka thënë burimi i tesheshi.com dhe ka shtuar se “asgjë nuk është bërë me emali, telefon apo sms”.

“Shefi i BIA-së për veriun e Kosovës, Dragan Kompiroviq, asnjëherë nuk ka takuar agjentët e tij në grup në Kralevë, por gjithmonë një nga një”.

Sipas tij, takimi i kreut të BIA-së me agjentët e tij ka ndodhur çdo të enjte në restorantin “Llepa Bora’ në Kralevë, i cili gjendet në rrugën “Viktimat e tetorit” Nr 15”.

“Ky restorant është djegur në vitin 2012, nuk dihen arsyet sepse policia e qytetit të Kralevës të Serbisë asnjëherë nuk ka dalë me informacion mbi arsyet e djegjes së këtij lokali, i cili shumë shpejt është rinovuar. Agjentët kryesorë të BIA-së në 4 qytetet në veri të Kosovës, pra në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, janë: Z. M, Z.N, S.M , SM, G.Zh”, emra të cilët janë të njohur për redaksinë e portalittesheshi.com. Krerët e BIA-së për veriun e Kosovës strehë të tyre e kanë pasur objektin e Shtëpisë së Pleqve që gjendet në mes të fshatrave Grabofcë dhe Serbofcë të Komunës së Zveçanit”, ka thënë burimi.

Sipas tij, pas përpunimit të informacioneve që kreu i BIA-së Kompiroviq merrte çdo të enjte nga agjentët e tij në kafiterinë ‘Llepo Bora’, urdhërat për veprime të tjera ua ka sjell në Shtëpinë e Pleqve, zëvendësshefi i BIA-së për veriun e Kosovës, Sinisha Andriq.

“BIA në 27 korrik e ka ditur me emër dhe mbiemër vrasësin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberit, që nga ajo kohë ky kriminel jeton në qytetin e Obreniovcit të Serbisë, nën mbrojtjen e agjentëve BIA-së”, ka thënë burimi.

Burimi ka shtuar se vrasja e fundit që pjesëtarët e BIA-së e kanë kryer në veri të Mitrovicës dhe Kosovës ka ndodhur në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë në nëntor të vitit 2013.

“BIA, është përgjegjëse për vrasjen e fundit që e ka kryer në Kosovë, atë të Dimitrije Janiqieviqit, që është vrarë në oborrin e shtëpi së tij, e që besohet se i ndjeri ka qenë dëshmitari kryesor në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.

“Tanimë në veri të Kosovës, BIA, nuk ka nevojë që të veprojë ilegalisht pasi që agjentët e saj janë legalizuar dhe veprojnë nën ombrellën e Policisë së Kosovës të papenguar nga askush”, ka thënë burimi. Zyrtarë të policisë së Kosovës në Mitrovicë nuk kanë dashur që të komentojë këto informacione.

Next Post

Rrëfimi i një të varure ndaj seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In