• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja cilat janë ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri‏

by Java News
20/09/2015 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja cilat janë ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri‏

Sëmundja e kancerit po përhapet me ritme të shpejta në mbarë globin. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Statistikat e kësaj organizate tregojnë se aktualisht, 14 milion njerëz në vit diagnostikohen me kancer. Por sipas parashikimeve deri në vitin 2025, ky numër pritet të arrijë në 19 milion. Deri në 2035 parashikohet që 24 milion persona të vuajnë nga kjo sëmundje. Gjysma e këtyre rasteve janë të parandalueshme. Fondi Botëror i Kërkimeve kundër Kancerit konstaton se shkaqet kryesore të përhapjes në mënyrë alarmante të kësaj sëmundjeje, kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën moderne të jetesës. Më poshtë po iu sjellim 13 ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri‏.

1- Portokalli

Portokalli i kuq përmban më shumë antioksidantë të fuqishëm. Ka një funksion të rëndësishëm parandalues​​, për shkak se favorizon dizintoksifikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe mëlçisë.

2- Domatja

Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.

3- Erëzat

Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.

4- Qumështi

Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

5- Frutat e pyllit

Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.

6- Lakrat

Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues ​​lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

7- Hudhrat

Kur konsumojmë hudhër, ka tre molekula që vihen në lëvizje për të mbrojtur ADN. Gjëja e rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.

8- Qepa

Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.

9- Soja

Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.

10- Peshku

Peshku i madh është më i mirë sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

11- Çaji jeshil

Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Pastaj duhet të prisni 5 minuta pasi ta keni hedhur çajin në ujë të ngrohtë për lirimin e gjithë përbërësve të tij.

12- Vera e kuqe

Me një gotë verë të kuqe, dhe jo më shumë, ju mund të merrni një mori rezultatesh të mira. Vera e kuqe ndihmon në parandalimin e kancerit, në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimin e qelizave të trurit.

13- Çokollata

Një filxhan çokollatë e nxehtë përmban pesë herë më shumë oksidante se një filxhan çaj i zi dhe tre herë më shumë se një filxhan çaji jeshil. Prandaj asnjëherë mos i refuzoni çokollatat.

Next Post

Aksion kundër paligjshmërive, policia arreston 6 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In