• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja çfarë shkruanin të huajt për Shqipërinë në vitin 1943

by Java News
27/03/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albanologu Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij atë që mund të jetë ndoshta i pari tekst ku përshkruhet Shqipëria nga Evropa qendrore.

Bëhet fjalë për një tekst të vitit 1493, të përgatitur nga gjermani Hartmann Schedel, mjek, humanist dhe historian.

“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipërinë dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore,” shkruan Elsie.

Ja çfarë shkruante Schedel: “Shqipëria ishte dikur pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj. Pjesë e saj janë dy qytete dikur të famshme, Durrësi dhe Apollonia. Gjuha e këtij populli nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët. Hamzai i madh ishte nga kjo tokë. I lindur nga prindër të krishterë, ai hoqi dorë nga besimi i krishterë dhe u konvertua në muhamedanizmin e pakuptimtë. Por po aq lehtësisht sa refuzoi besimin kristian, ai refuzoi edhe supersticionin muhamedan dhe u kthye tek zakonët e të parëve. 

Dhe, megjithëse respektonte të dy besimet, ai preferonte të vdiste si një i krishterë, më shumë se sa si turk. Ai vdiq shumë pak kohë pas rënies së Kostandinopojës. Ai u pasua nga Gjergj Skënderbeu, i lindur nga prindër fisnikë, që kaloi shumicën e kohës me armë dhe në luftë, duke bërë beteja në emër të krishterimit. Ai mundi dhe asgjësoi ushtri të mëdha të turqve dhe, i vetëm, e mbajti rajonin besnik të Ungjillit të Krishtit. Megjithatë, thuhet se pjesa më e madhe e vendit është shkatërruar nga forcat e armiqve të tij. Mbreti Alfons shpesh dërgonte armë në Shqipëri. Ai mori qytetin e Krujës nën kontrollin e tij dhe e mbrojti nga turqit. Djali i vëllait të Skënderbeut të sipërpërmendur, që ishte aleat me turqit, u burgos nga kushëriri i tij. Ai iu dërgua mbretit Alfons dhe u burgos. Papa Kalikstus i ofroi Skënderbeut ndihmë në formën e parave”.

Ndërkohë në faqen e Elsiet janë publikuar ato që mund të jenë ndoshta fotot e para nga rajonet shqiptare. Fotot janë bërë nga Jozef Sekeli në vitin 1863, raporton “Mapo”.

Ai ishte pjesë e ekspeditës së albanologut të njohur, Johan Georg fon Hahn. Fotot janë bërë në Shkodër, Prizren dhe Ohër.

a.ç

Next Post
Siguria Publike/ Mungojnë votat, PS shtyn votimin për rrëzimin e dekretit të Nishanit

Paketa për drejtësinë, Ruçi-deputetëve të PS: Zgjidhni mosmarrëveshjet me LSI-në, asnjë të mos mungojë në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In