• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja çfarë paralajmërojnë ngërçet e shpeshta dhe dhimbjet muskulore

by Java News
07/07/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme muskulore. Mund të ndodhë në çdo moment të ditës por janë më të shpeshtë natën ose në qetësi. Si shkaktarët kryesorë njihen çrregullimet elekrolitike, dehidratimi, lodhja dhe deficiti vitaminoz. Zakonisht zgjat disa sekonda deri në disa minuta.

Por a duhet të shqetësohemi kur bëhen të shpeshtë?
Rovena Liço, mjeke reumatologe shpjegon për “shëndeti.al” në mënyrë të detajuar se çfarë i shkakton dhe si mund të parandalohen, ndërkohë që ajo thekson se nëse bëhen të shpeshtë, duhet patjetër të konsultohemi me mjekun specialist.

Çfarë është ngërçi muskulor?
Normalisht muskujt e kryejnë funksionin e tyre nëpërmjet sinkronizimit të 2 proceseve kryesore: kontraktimit dhe relaksimit. Nëpërmjet këtyre dy proceseve ne arrijmë të përdorim muskujt e trupit në mënyrë të vullnetshme për të lëvizur, për të kryer veprimtari të ndryshme, për të ruajtur posturën. Krampet muskulore ndodhin kur një muskul pëson një kontraktim të zgjatur, të sforcuar e të pavullnetshëm, muskuj të tillë bëhen të fortë në prekje. Ky kontraktim mund të zgjasë nga pak sekonda deri në 15 minuta, mund të përsëritet disa herë e mund të zhduket vetvetiu.

Ngërçet, ose krampet muskulore siç quhen në gjuhën mjekësore, ndahen në 4 kategori kryesore:
1. Ngërçet e vërteta
2. Tetania
3. Kontrakturat
4. Distonia

Kjo ndarje bëhet në varësi të shkaktarit dhe muskujve që preken në secilën ndarje.

Nga se shkaktohen?
Muskujt që të realizojnë funksionin e tyre kanë nevojë për stimuj nga sistemi nervor. Ngërçet mendohet se vijnë si rezultat i ngacmimit mbi normalen të nervave që inervojnë muskuj të caktuar. Ndër shkaqet më të shpeshta të ngërçeve janë çrregullimet elektrolitike, dehidrimi, lodhja muskulore, defiçitet vitaminore (sidomos të vitaminës B6, B5, B1), medikamente të caktuara.

Nivelet e ulëta në gjak të kalciumit ose magnezit shoqërohen me ndryshime të eksitabilitetit të nervave e rrjedhimisht të nervave që ato stimulojnë. Me këtë shpjegohet edhe fakti që ngërçet vihen re më shpesh te moshat e shtyra, ku kequshqyerja apo keqpërthithja e këtyre elementeve është e zakonshme.

Gjithashtu edhe në gratë shtatzëna në qoftë se nuk i marrin këto elemente si suplement rritet risku që të zhvillojnë ngërçe. Dehidrimi është një tjetër faktor që mund të çojë në krampe të shpeshta muskulore. E rëndësishme është që të bëhet kujdes, sidomos në stinën e nxehtë, ku edhe sasia e lëngjeve që humbasim është më e madhe.

Një ngërç muskulor mund të ndodhë edhe pas një traume që shoqërohet për shembull me frakturë të kockës, në këtë rast ngërçi është si një mekanizëm mbrojtës për të evituar lëvizjen dhe dëmtimin e mëtejshëm.

Ngërçet ndodhin gjithashtu edhe pas aktiviteteve të sforcuara fizike apo gjatë sporteve të ndryshme, e kjo vjen si rezultat i tejlodhjes së muskujve. Të gjithëve na ka ndodhur që pas një vrapimi të zgjatur apo noti të sforcuar të na kapin ngërçe në muskujt e këmbës. Faktor tjetër mund të jenë edhe marrja e medikameneve të caktuara si furosemidi, nifedipina që përdoren në uljen e presionit të gjakut dhe problemeve kardiake, raloxifeni, statinat që shërbejnë për uljen e yndyrnave në gjak, donepezil që përdoret në trajtimin e Alzheimer, etj.

Gjithashtu mund të jetë edhe shenjë shoqëruese e sëmundjeve të tjera siç është cirroza hepatike apo insuficienca renale.

Cilat janë simptomat e zakonshme?
Siç e thamë edhe më parë ngërçet mund të kapin çdo moshë por më të shpeshta janë në moshat e mëdha, në persona që merren me sport, në gratë shtatzëna, në persona që kryejnë punë që përfshijnë lëvizje ritmike të duarve apo këmbëve (pianistët, violinistët, balerinët), personat që fillojnë palestër dhe nuk ndjekin instruksionet e caktuara duke mos bërë stretching herë pas here duke mos e filluar menjëherë me sforcime të mëdha.

Mund të ndodhin në çdo moment të ditës por janë më të shpeshta natën ose në qetësi. Prekin muskujt e anesive të poshtme më shpesh, zgjasin disa minuta, muskuli i përfshirë bëhet i dhimbshëm, i tendosur, i fortë në prekje e shoqërohet me vështirësi në përdorimin e muskulit për lëvizje të caktuara. Ndodh që kur ngërçi ka zgjatur së tepërmi dhimbja të persistojë edhe pasi ngërçi ka kaluar.

A paralajmërojnë ndonjë sëmundje të mëvonshme?
Në shumicën e rasteve natyra e ngërçeve është krejtësisht beninje dhe nuk është për t’u shqetësuar, por në qoftë se ngërçet bëhen të shpeshta, zgjasin në kohë, kapin disa muskuj në të njëjtën kohë, nuk qetësohen pavarësisht mjekimeve e këshillave të dhëna, duhet të bëhet patjetër një konsultë me një mjek sepse duhet bërë diagnoza diferenciale me sëmundje të tjera që prekin nervat apo muskujt, metabolizmin, hormonet.

Thuhet se nuk i shpëtojmë dot krampeve se janë të pashmangshme, por nga ana tjetër mund të ndihmojmë veten për parandalimin e tyre.

A këshillohet vendosja e kompresave kurë kemi ngërçe?
Vendosja e kompresave të ngrohta apo banjat me ujë të ngrohtë ndihmojnë në relaksimin e muskujve, kombinuar edhe me këshillat e tjera si masazhi i lehtë, stretching i muskujve të përfshirë, marrja e një analgjeziku për të qetësuar diskomfortin e krijuar.

a.ç

 

 

 

Next Post
Franca tërheq mjetet me karburant brenda 2040-ës, revolucioni në mbrojtje të klimës

Franca tërheq mjetet me karburant brenda 2040-ës, revolucioni në mbrojtje të klimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

December 26, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com