• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja çfarë ka thënë Kryeministri Rama për kriminalizimin e shpifjes në shkurt të 2015

by A R
12/11/2015 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që në shkurt të vitit 2015, në sallën e parlamentit, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kriminalizimin e shpifjes për politikanët, në debatin e tij me kreun e grupit parlamentar të PD, deputetit Edi Paloka. Në atë muaj Kryeministri kishte denoncuar Palokën si dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, deputetin Arben Ristani për shpifje, pasi këta të fundit e kishin akuzuar Ramën për lidhje të drejtpërdrejtë me krimin dhe trafikun e drogës.

Këto janë fjalët e Kryeministrit, ku që në shkurt, Rama vë theksin tek nevoja emergjente për të përballur akuzat e politikës me të vërtetën faktike:

 Ne do të kërkojmë kriminalizimin, një orë e më parë, me ligj, të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuza e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik. Dhe, po me ligj ne do të sanksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e Prokurorisë për të vepruar menjëherë për të hetuar mbi bazën faktike të një akuzë, ku për shkak të detyrës dikush akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale ose se ka bashkëpunuar me krimin për të kryer një vepër penale.

Në mars kam personalisht një gjyq me ty dhe me këtë tjetrin. J’u kam kallëzuar për shpifje për shkak të detyrës dhe j’u kam sfiduar t’i faktoni përpara Gjykatës së Lartë akuzat tuaja, sa qesharake aq të çuditshme për lidhjet e mija me kriminelë dhe me vepra kriminale. Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe nëse ju do të provoni sado pak, jo të gjitha, sado pak, nga tërë ato hatara që j’u ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë. Në të kundërt ju do të paguani çmimin e kësaj politike të turpshme.

Ndërsa shqiptarët duhet ta dinë, jo nga ne, por nga një palë e tretë që na gjykon, nëse e vërteta është siç e pretendoj unë apo siç akuzoni ju. Por kaq nuk mjafton, s’mund të mjaftojë. Këto nuk janë sherre në familje as sherre mes komshinjsh dhe ne nuk jemi këtu për të hapur gjyqe me ju, sa herë ju jashtënxjerr goja ju ato që ju prodhon zorra juaj politike. Kështu nuk vazhdohet më. Shqipëria nuk mund të rrijë zhytur në baltën e akuzave të sajuara apo të paprovuara të politikanëve me njëri-tjetrin.

Jemi i vetmi vend në Europë, të nderuar deputetë, ku ka mbirë kjo farë e keqe, e cila e mbyt përditë, prej vitesh, të tërë shoqërinë me një helm të padurueshëm. Kush merr përsipër t’i ngrejë akuza kësaj kategorie duhet të marrë përsipër t’i provojë ato përpara publikut dhe jo në gjyqet e pafundme mes nesh. Nga ato gjyqet që mbarojnë, – “ishte shpifje, por ishte në detyrë dhe detyra e politikanit e përmban edhe shpifjen si pjesë të profesionit”, – por nëpërmjet futjes në veprim të prokurorisë.

Nuk ka vend në Europë, nuk ka vend në rajon ku kushdo qoftë, ndër përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të çohet, të bëjë akuza penale nga ato që bëni ju dhe Prokurori i Përgjithshëm të nesërmen të mos e thërrasë për t’i kërkuar shpjegime. Sepse nuk ka vend në Europë, nuk ka vend në rajon, që të mund të pranojë që këto akuza të trajtohen si pjesë e lojës politike dhe ndërkohë, me gjasë, një Kryeministër, një Ministër i Brendshëm të jenë përfaqësues të botës së krimit. Nuk ka vend që e pranon këtë dhe që e sheh këtë si një shfaqje që politika e jep përditë, se këtë detyrë ka. Prandaj prokuroria, duhet ta marrë një orë e më parë nga ligjvënësi detyrën e qartë, të pashmangshme, të painterpretueshme sipas qejfit, për të thirrur dhe për të hetuar çdo akuzues profesionist të kësaj kategorie.

Next Post

Serbët rifillojnë gërmimet në varrezën e Rudnicës pa i njoftuar fare shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In