Dashi
Ju do ta shijoni këtë Shën Valentin ashtu siç e keni menduar. Që do të thotë: ose do të çmendeni me partnerin tuaj, por gjithsesi duke treguar dominancën tuaj, ose thjesht do ta anashkaloni tërësisht këtë festë dhe do të kaloni si çdo ditë tjetër. Gjithsesi për ata që kanë dëshirë ta festojnë, ky do të jetë një moment i mirë për ta bërë partnerin t’ju dashurojë edhe më tepër. Beqarët nuk do ta shohin këtë festë me prioritet dhe thjesht do të kalojnë mirë në shoqërinë e miqve.
Demi
Për të gjithë të dashuruarit kjo do të jetë një ditë mahnitëse! Do të bëni një bisedë romantike, seks që do ta mbani mend gjithmonë dhe do të merrni një dhuratë të çmuar. Çfarë doni tjetër? Vetëm përgatituni siç duhet. Surprizat vlejnë edhe për beqarët.
Binjakët
Të paktën për ditën e Shën Valentinit lëreni gatimin dhe rehatin e shtëpisë dhe dilni të “tërboheni”. Prenotoni një dhomë hoteli dhe nxirrni të gjithë imagjinatën tuaj duke e zbukuruar me qirinj, petale dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm. Beqarët? Do të zbuloni që dikush të cilin e keni shumë afër ju ka dashur prej kohësh dhe mundohuni të kënaqeni më këtë fakt, mos e përjashtoni direkt.
Gaforrja
Ndizni qirinjtë dhe bëni gati tavolinën për dy! Me një hënë perfekte do të jetë një ditë shumë romantike për ju. Mundohuni të që rregulloni diçka brenda shtëpisë tuaj sepse juve ju pëlqejnë gjërat romantike dhe intime, me siguri edhe partnerit/es tuaj. Surpriza më e bukur që mund të bëni është një poezi, duke qenë se ju jeni të mirë me penën. Jeni beqare? Vishuni më seksi se kurrë sepse Kupidi ndodhet diku aty për ju.
Luani
Dy bileta për në parajsë, kjo është ajo çka do të ndodhë në Shën Valentinin tuaj. Do të përjetoni një udhëtim shumë të bukur dhe në mos do të ndodhë në datën 14, do të ndodhë fundjavën e javës së Shën Valentinit. Mos e lini për asgjë sepse do të jetë mahnitëse! Jeni beqarë? Sipas blitz.al, do të chat-oni gjithë natën me njerëz që s’i njihni dhe do ta shijoni.
Virgjëresha
Ky do të jetë Shën Valentini më seksi që do të kaloni ndonjëherë! Gjërat do të bëhen fiks si te “50 shades of Grey” dhe ju do të ndiheni krenarë për partnerin/en që keni. Bëni një skenë erotike në dhomën tuaj të gjumit dhe mund ta anashkaloni pjesën e të ngrënit darkë sepse është e parëndësishme për natën tuaj speciale. Beqarët do të çmenden në një festë ku do të harrojnë se pse quhen “virgjëresha” e zodiakut.
Peshorja
Ju do ta përjetoni në një mënyrë shumë romantike këtë festë. Do të diskutoni gjatë dhe do të kaloni një natë më të dashuruar se kurrë. Nuk do të keni ndonjë surprizë që do t’ju habisë por thjesht do t’ju rriten ndjenjat për personin tuaj të zemrës sepse do të bisedoni për gjëra që nuk i kishit folur më parë. Jeni beqarë? Dedikojani këtë ditë vetes tuaj në ndonjë nga SPA-të më relaksuese.
Akrepi
Shën Valentini juaj do të jetë shumë nostalgjik. Do të darkoni në ndonjë restorant që ju ka pëlqyer dikur dhe do të përpiqeni të ktheni kujtimet e dikurshme pa realizuar të reja. Ju thjesht doni të shijoni diçka që keni përjetuar më parë dhe nuk doni të eksperimentoni këtë vit. Ndërkohë që për beqarët do të jetë ndryshe sepse do të jenë shpirti i festës dhe të gjithë sytë do të bien mbi ta.
Shigjetari
Disi i çuditshëm do të jetë ky Shën Valentin për ju Shigjetar. Ndryshe nga natyra juaj shumë eksploruese këtë herë ju do të jeni tërësisht i adaptuar me zakonet tradicionale të kësaj feste. Do të kaloni një mbrëmje romantike me lule, çokollata dhe një bisedë shumë të gjatë e të ndjeshme me partnerin/en. Ndërkohë për të gjithë ju që jeni beqarë kjo do të jetë një natë e çmendur. Ju do të dilni me një grup miqsh dhe mos u habisni kur të gjithë të flini bashkë…
Bricjapi
Bëni gati lulet dhe shampanjën sepse ky Shën Valentin do të jetë edhe romantik, edhe seksi për ju. Mundohuni që të krijoni një atmosferë ndryshe nga herët e tjera dhe të dilni jashtë parashikimeve. Kështu edhe partneri/ja juaj do të kënaqet më tepër. Jeni beqarë? Bashkojuni grupit të beqarëve dhe thjesht gëzohuni për mospasjen e obligimeve!
Ujori
Të gjithë të dashuruarit do të kalojnë një Shën Valentin me shumë humor dhe batuta, diçka që i shkon për shtat shenjës tuaj. Ndërkohë që të tjerët do të përjetojnë më shumë aventura. Ju mund të flisni me një të panjohur që do të kërkoni çmenduri dhe me siguri kjo natë do të përfundojë në një treshe. Ujori vjen me dy ekstreme: disa prej jush do ta shijojnë në maksimum, ndërkohë që pjesa tjetër do të qeshë me gjithë këtë atmosferë të ngarkuar.
Peshqit
Kupidi është juaji! Do të kaloni një eksperiencë shumë të bukur dhe shumë romantike. Për ju është rezervuar një arratisje luksoze dhe shumë e shtrenjtë, përkëdhelje që do t’ju pëlqejnë pa masë. Beqarët do të luajnë lojëra dashurie dhe nuk do të tentojnë të kenë diçka serioze. Megjithatë shkoni shihni një film ose në një ekspozitë me dikë për të cilin keni filluar të keni ndjenja sepse mund të jetë ogur i mirë.