• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja çfarë deklaronte Berisha kur zgjodhi Llallën: Kompromisi me PS për Prokurorin e çon vendin tre hapa pas!

by Java News
18/12/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe LSI kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërprerjen e seancës parlamentare në të cilën pritet të zgjidhet prokurori i Përgjithshëm. Të dy partitë e opozitës kanë refuzuar konsensusin e propozuar nga maxhoranca, duke kërkuar zgjatjen e mandatit të Llallës deri në mandatimin e një Këshilli të ri të Lartë të Prokurorisë, një proces që mund të marrë edhe më shumë se një vit kohë.

Megjithatë, pesë vjet më parë, kur PD dhe LSI ishin bashkë në opozitë, kur ishte Partia Socialiste ajo që kërkonte konsensus për zgjedhjen e Prokurorit të Ri, nga foltorja e Parlamentit, ish-Kryeministri Berisha e quante kompromisin për Prokurorin si një “shkatërrim të institucionit të Prokurorisë”.

Sipas ish-Kryeministrit, vendosja e një votimi 3/5 për Prokurorin, do të përbënte një hap që “do të çonte vendin tre hapa pas”.

Më pas, Partia Demokratike, e përkrahur nga LSI vazhdoi në zgjedhjen e njëanshme të Llallës, si Kryeprokuror i Përgjithshëm.

Ky është një ekstrakt i pacensuruar, nga fjala e Berishës në seancën e datës 18 shtator 2012:

“Dy gjëra do të theksoj: Së pari, është shumë e vërtetë që me konsensusin që arritëm për zgjedhjen e Presidentit së bashku, së pari, unë me kryetarin tuaj dhe pastaj ju që na mbështetët, ia dolëm të shmangnim vendin nga një krizë. Por çfarë po ndodh tani? Tani nuk po ndodh një hap para e dy mbrapa, por një hap para e tre mbrapa. Të kthehemi tri herë bisht te Presidenti. Të vendosim votimin me 3/5-at në tri raste, për të rrënuar 3 institucione.

E dyta, ka qenë shumë e dhimbshme, një nga gjërat më të dhimbshme, atentati terrorist ndaj gjykatësit Konomi. Duhej të ishe i sinqertë në publik, në shtyp dhe kudo: i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Përsëri vazhdoni ju. Përsëri e mbrojtët. Nuk kam asnjë fakt, por e vërteta është se ai u përfol si një nga njerëzit që kishte dashur të grabiste tokat në ato zona me lejtantët e vet. E pati shumë të vështirë kur shkoi në familje, ç’është e vërteta. Dhe fjalë janë thënë aty. Të paktën edhe tani hapuni! Këto janë të vërteta. Të flasësh ti tani dhe të më sulmosh mua pse po them këto. Komisari që u vra, u vra nga një njeri që u lirua nga gjykatësi që ishte thirrur për ta liruar.

Dy vëllezërit që u vranë tek ura e Matit, u vranë se ishin liruar nga njeriu që erdhi në KLD. A janë kështu, apo jo? Ju lutem! Ju jeni opozitë. Tani theksuat se kemi shumë rrugë për të bërë. Këtë e kam thënë unë, 35 vjet i kemi përpara. Po dhe ju garantoj luajalitet të plotë dhe respekt ndaj jush.

Së fundi, i nderuar zoti Ruçi, meqë të pëlqen folklori, ja se ç’më shkruan një demokrat nga Tepelena: “Lexoja Gramozit pjesën e dytë të këngës: “Të tjera bën, të tjera thua”. :”Mamanë t’i mos e dëgjo, fillo të bësh të mira”. Ky është vargu i dytë i këngës”

Next Post
Kërkohej nga Interpol, arrestohet në portin e Durrësit një polake

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në portin e Durrësit një polake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In