Baki Çoku është një nga emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë të një organizate terroriste që vepronte në Itali. Në orët e para të mëngjezit Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane në kuadër të Operacionit Ndërkombatër Antiterrorizëm bëri të mundur kapjen në Lushnjë të 40-vjeçarit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhërin e arrestit No.12285/14 R.G.N.R-56938/14 R.G.G.I.P, datë 29.06.2015, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm.










