• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja 4 shpjegime shkencore… sesi mund të përfundojë bota

by Java News
07/06/2016 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë renditur një sërë faktorësh që, sipas tyre, mund të bëhen shkaktarë të ditës, kur jeta në Tokë do të marrë fund…

1. Tërmeti 32 herë më i fuqishëm se ai i Nepalit

Sizmologët, të cilët vazhdimisht merren me parashikimin dhe matjen e fuqisë së tërmeteve, kanë bërë të ditur që tërmetet, të cilat kishin goditur Nepalin dhe një pjesë të Indisë, kanë qenë të tmerrshme, megjithatë mund të cilësohen si lëkundje të vogla kur krahasohen me atë që pritet t’i ndodhë tokës, shkruan express. Në fakt, Harsh K Gupta, ish-drejtor i Institutit për Hulumtime Gjeofizike, ka thënë që toka ka shumë energji të cilën do ta lirojë, e si pasojë e së cilës do të përjetojmë tërmete të tmerrshme, rreth 32 herë më të fuqishëm sesa ai i Nepalit e Indisë. E, e keqja është se pasojat e këtij tërmeti janë të panjohura, ndonëse shkencëtarët e dinë që mund të jenë fatale për planetin tonë.

2. Shpërthimet diellore 

Kur autoriteti më i lartë i hulumtimeve shkencore thotë diçka, atëherë më mirë t’i besohet! NASA parashikon që shumë shpejt do të bëhemi dëshmitarë të shpërthimeve masive diellore, që më së shumti do t’i godasin satelitët. Një ngjarje e tillë do t’ia jepte një goditje të rëndë edhe fushës magnetike të Tokës, që i bie që planeti ynë i dashur nuk do të jetë më asnjëherë i njëjtë. Pasojat e këtyre shpërthimeve diellore mund të mos vërehen menjëherë, megjithatë brenda një kohe të shkurtër do të mund ta bënin të pabanueshëm Planetin Tokë.

3. Eklipsi fatal 

Tek ky parashikim, përveç shkencë- tarëve, janë përfshirë edhe liderët e ndryshëm fetarë, sidomos nga radhët e fesë së krishtere. Bëhet fjalë për eklipsin e tmerrshëm diellor, që ngjan shumë rrallë dhe që mund të ketë pasoja fatale për planetin në tërësi. Fillimisht ishte menduar që një ngjarje e tillë do të ndodhte më 15 shtator të vitit 2015, megjithatë, pasi që kjo datë kaloi pa pasoja, shkencëtarët pretendojnë që një eklips i tillë mund të rezultojë fatal për tokën në të ardhmen, shkruan express.

4. Zvogëlimi i Malit Everest

Pasi që Nepali ishte goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe pasi që sytë e mbarë botës kishin filluar të largoheshin nga njerëzit dhe vendet që ishin prekur më së shumti nga kjo tragjedi, ishte vërejtur një fenomen shumë i çuditshëm dhe tejet i frikshëm – Malet e Mt. Everestit ishin zhytur në tokë për 2.8 centimetra, pasi që të dhënat nga sateliti tregonin që maja e malit ishte më e ultë sesa para tërmetit. Shkencëtarët parashohin ortekë dhe vërshime të mëdha nëse Everesti pëson goditje të tilla sa herë që ka termete. a.k

 

Next Post

Si sot më 7 Qershor, lindi Gogen dhe papa Gregori dhe vdiq sportisti Drazhen Petroviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In