Izraeli pretendon se ka vrarë truprojen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
Në një deklaratë, IDF e identifikoi militantin si Mahmoud Hamdan.
“Trupat vranë Hamdanin sot, 200 metra larg nga vendi ku Sinëar u vra në Rafah, në jug të Gazës”, tha ushtria.
IDF tha gjithashtu, pa prova, se Hamdani veproi si roje për gjashtë pengje, të cilët thotë se u vranë në një tunel në gusht, pak kohë përpara se të zbuloheshin nga forcat izraelite.