• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli provon masakrën ndaj fëmijëve në Kibbutz, dyshime se Hamas la pas flamurin e ISIS

by A R
12/10/2023 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendimet e ushtrisë izraelite se foshnjave në një Kibbutz pranë Rripit të Gazës iu prenë kokat nga militantët e Hamasit janë provuar nga një mjek ligjor që ka konfirmuar mënyrën se si ata vdiqën, por edhe nga imazhet e publikuara nga IDF, që tregon shtretërit e mbuluar me gjak dhe trupat e pajetë.

Po ashtu, paraditen e sotme, një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi raportimet për prerje kokash nga Hamasi, teksa këta të fundit mësynë në shtëpitë e izraelitëve duke ekzekutuar disa qindra civilë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Jonathan Conricus tha se një mjek që vizitoi Kibbutzin pa nga afër pasojat e masakrës dhe ekzaminoi trupat e fëmijëve duke konfirmuar mënyrën si ata vdiqën.

“E pranoj se na u desh pak kohë për ta kuptuar dhe verifikuar atë raport dhe ishte e vështirë të besohej se edhe Hamasi mund të kryente një akt kaq barbar. Unë mendoj se tani mund të themi, me besim relativ, se kjo është ajo që bëri Hamasi… kishte trupa të shpërndarë kudo, të gjymtuar”, tha ai.

Menjëherë pas sulmeve të Hamasit, qarkulluan raporte se terroristët kishin përdhunuar gra dhe fëmijë dhe kishin prerë kokat e foshnjave, por më vonë ato u cilësuan si dezinformata.

Por kryeministri izraelit Netanyahu pretendoi se militantët e Hamas kryen mizori të ndryshme, duke përfshirë lidhjen e djemve dhe vajzave, prerjen e kokave të tyre, apo edhe djegien e njerëzve të gjallë, përdhunimin e grave dhe prerjen e kokës së ushtarëve.

Zëdhënësi i IDF-së Major Doron Spielman tha më vonë për NBC News se ai nuk mund të konfirmonte se sa foshnjave u ishte prerë koka, por konfirmoi se “ka dëshmi të shumta, të cilat së bashku me provat e gjetura në terren tregojnë se fëmijët janë vrarë në mënyrë groteske dhe pjesët e trupit të tyre janë prerë”.

Ndërkohë, në llogaritë zyrtare të IDF-së në mediat sociale u publikua një imazh që tregon një flamur të ISIS-it, që pretendohet se ishte lënë në Kibbutz-in e Sufas nga militantët e Hamasit.

Imazhi u shpërnda më vonë nga Jerusalem Post, megjithëse është e paqartë nëse luftëtarët e Hamasit lanë simbolet radikale islamike.

/a.r

Next Post
Skandali?/ Akuza e ekspertit: Një drejtues i lartë u kap nga vartësit duke fshirë te dhënat e TIMS

‘Më i shpejti, më i pakapshmi’! Karamuço: Ky është ‘fantazma e Mesdheut’, krimineli shqiptar që nuk i gjendet as foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In