Ushtria izraelite ka nisur sulme të reja këtë mëngjes ndaj Teheranit dhe Bejrutit, duke lëshuar paralajmërime për evakuim në disa pjesë të jugut të Libanit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “goditjet më të forta” ndaj Iranit “ende nuk kanë ardhur”, duke shtuar se nuk do të “zbulojë detaje të përpjekjeve tona taktike”.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Riad është goditur nga dy dronë, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportojnë se një ndërtesë komande dhe stafi në një bazë ajrore amerikane në Bahrein është shkatërruar. Kjo erdhi pas deklaratës së Donald Trump, i cili tha se mori vendimin për të nisur një luftë kundër vendit sepse ishte “shansi i fundit dhe më i mirë” për të ndalur regjimin e tij.
SHBA-të dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ushtria izraelite ka vijuar më pas me sulme të reja ndaj Teheranit.
Izraeli ka kryer gjithashtu disa sulme ndaj atyre që i quan objektiva të Hezbollahut në Liban. Zyrtarët e shëndetësisë në Liban thonë se sulmet izraelite kanë vrarë 52 persona, ndërsa qindra banorë të Bejrutit janë detyruar të evakuohen në strehimore si pasojë e bombardimeve.











