Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se veprimet e Izraelit nuk janë veprimet e një shteti të rregullt demokratik.
Sipas tij shteti i Izraelit i ka të gjitha mundësitë që të kryejë operacionet kundra grupit terrorist të Hamasit duke ruajtur civilët.
“Sot ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka raportuar dhe për mënyrën apo nivelet që ata do të përdorin për të nisur sulmin në Gazë. Unë mendoj që është një situatë jo e mirë, që i shërben shteteve që janë kundra NATO-s, kundra vendeve perëndimore, i shërben kryesisht Rusisë, kryesisht Iranit, Kinës, të cilat nuk janë të përfshira drejtpërdrejtë, ndërkohë që vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vëmendja e shteteve perëndimore nuk është më fokusi te lufta në Ukrainë,” – tha Deliu, edhe në cilësinë e ekspertit të sigurisë.
/a.r