Izraeli fillon operacionin ushtarak në Gaza, përgjigjet Hamasi: Do ta paguajnë me gjak

Izraeli ka nisur fazën e parë të operacionit ushtarak në Gaza për ta pushtuar tërësisht.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i cili në një postim në rrjetin social X se: “Nuk po presim, kemi nisur fazat e para të sulmit”.

Ai theksoi se po veprojnë me forcë të madhe në periferi të qytetit. Al Jazeera ka raportuar për një numër të madh refugjatësh palestinezë, që po largohen për shkak të bombardimeve.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Hamasi përmes zëdhënësit Abu Obeida, duke paralajmëruar se plani i pushtimit të Rripit të Gazës do të ketë një efekt shkatërrues për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Izraelit.

“Ushtria armike do ta paguajë me gjak këtë çmim”, ka deklaruar ai.

Obeida ka kërcënuar gjithashtu se nëse vdesin pengjet, përgjegjësia do të bjerë mbi qeverinë izraelite.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë shpallur se kanë gjetur trupin e pengut të vrarë Ilan Weiss 56 vjeç dhe mbetje të një pengu tjetër, i cili është në proces identifikimi. Weiss u vra më 7 tetor 2023. Trupi i tij u transportua në Gaza.

Në Gaza, Hamasi besohet se ka ende 48 pengje izraelitë, nga të cilët 20 janë ende të gjallë.

Në një mesazh të dërguar në Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se do të ndërpresin procesin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin e Gazës, duke e cilësuar këtë vend si një “zonë të rrezikshme luftarake”.

Përmasat e tragjedisë nga bombardimet në Gaza janë të frikshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri tani janë vrarë të paktën 63,025 palestinezë dhe mbi 159,490 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nisën më 7 tetor 2023. Vetëm në 24 orët e fundit, 59 palestinezë, përfshirë 23 që kërkonin ndihmë humanitare, janë vrarë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.