I pari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.
I frustruar nga referendumi i sotëm që 9 janari të jetë “Dita e Republikës”, ai ka thënë se Dodikun e pret fati i Saddam Husainit, Muammar Gaddafit dhe Sllobodan Millosheviqit. Ai pret që sot më 26 shtator, të reagojë bashkësia ndërkombëtare.
“Mendoj se do të reagojë bashkësia ndërkombëtare. Kemi parë se Saddam Huseini, Gadafi e Millosheviqi i ka sfiduar dhe shihet si kanë përfunduar”, ka thënë Izetbegoviq, citon Express. (b.an)