Lidhur me fjalimin që mbajti dje në parlament nga ish-Kryeministri Berisha për masakrën e Srebrenicës, ka reaguar me indinjatë nga Turqia edhe ish-truproja e tij, Izet Haxhia.
Për DITA, Haxhia tha: “Si ka gojë e flet ai për atë maskër?
Si duket ngaqë i kanë rënë pendët e patriotit don me u dukur si antiserb.
Po të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën dhe nuk mund të harrojnë naftën që u çonte serbëve, plus kontrabanën e armëve me të cilën furnizonte serbët e Bosnjës.
Nga do që ta marrësh Berisha është fajtor dhe ai ka kontributin e tij në atë masakër të tmerrshme të 20 viteve më parë kundër myslimanëve të Bosnjës…
Po 97-n kush e bëri dhe kush është arkitekti i asaj masakre kundër shqiptarëve?
Meqë ngrihet e flet e ka një merak.
Si duket meqë është Ramazan, don të lajë gjynahet që ka bërë”, përfundon prononcimin e tij Izet Haxhia.









