“Kur fati i keq të vjen, hapi derën”. Është kjo shprehja që përdoret në raste fatkeqësish dhe këtë gjë po e përjeton familja Gega, e cila humbi vajzën mes katër viktimave të aksidentit tragjik të mëngjesit në autostradën Tiranë- Durrës.
Izabela Gega, e cila udhëtonte bashkë me shoqet e saj Greta Sherifin dhe Elona Xhutin, disa vite më parë ka humbur një motër në aksident.
Një aksident i ndodhur në zonën e minierës së boksideve në Dajt i mori jetën motrës së saj Manjola, teksa ishte vetëm 9 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1987, kur një autobus me nxënës shkolle u rrezua pranë minierës. Vetë Izabela jetonte në Greqi, pas divorcit të pas një martese të dështuar, ndërsa prindërit dhe motra e saj tjetër, e vetmja në jetë, jetonin në Itali.
Izabela ishte nisur herët në mëngjes bashkë me dy shoqet e saj për disa ditë pushimi në Greqi, kur përplasja me makinën me të cilën udhëtonte durrsaku Dashnor Deliallisi, u mori jetën të katërve/noa/a.k










